Në krye të euro-euforikëve

Postuar në 08 Korrik, 2016 14:14

Për hir të kryeministrit në Europë na identifikojnë si euroeuforikët, në kundërpeshë të euroskeptikëve që bënë realitet edhe shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Flamurtar i europianizmit po shfaqet kryeministri ynë Edi Rama në çdo mundësi që ka për të folur para gazetarëve europianë. Kështu të paktën i kanë përcjellë mediat e huaja deklaratat e kryeministrit shqiptar një ditë para samitit të Varshavës. "Shumë vende i përshkon euroskepticizmi, ndërsa ne karakterizohemi nga eurooptimizmi"- theksoi Rama, duke shtuar se "fushata e Leave që nxori Britaninë jashtë BE-së ishte e papranueshme". "Britania e Madhe është jashtë zonës Shengen dhe mua si kryeministër më duhet një javë që të marrë vizën kur më duhet të shkoj aty, ndërsa ministrave dy javë. Imagjinoni qytetarët e thjeshtë"-deklaroi kryeministri. Në rolin e eurooptimistit pra, Edi Rama beson se Europa do të jetë më e sigurtë me Ballkanin e integruar, por për këtë Shqipëria duhet të përmbushë reformat, ku më e rëndësishmja është ajo në drejtësi, për të cilën do të votohet më 21 korrik.

http://www.kathimerini.gr/866698/article/epikairothta/politikh/enti-rama...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

....u zbulua edhe arsyeja e vetete e euroeforise se Edvin Kristaq Rames: desheron qe te udhetoje pa viza andej ketej qe te kryeje me shpejt punet e larta te shtetit shqiptar me dosjen e zhgarravinave te veta nen sqetull, helbete per te nxjerre ndonje lek dhe keshtu ta kete me lehte te justifikoje deklaraten e te ardhurave personale. (Ketu supozohet qe Edvini nuk nxjerr te ardhura te tjera, pervec rroges, hahaha)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.