Papa: "Ballkanizimi" po kërcënon Europën

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:46

Situata e krijuar pas shkëputjes së Britanisë nga BE nuk ka lënë indiferent as Papa Françeskun. Kreu i Kishës katolike, ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i “ballkanizimit” të Bashkimit Evropian dhe ka vlerësuar se për ta evituar këtë, BE do të duhej të forconte “kreativitetin” e vet dhe të mësojë për të pranuar “ndarjet e shëndosha” në radhët e veta.
Duke biseduar me gazetarë në avion pas kthimit nga vizita në Armeni, papa ka përmendur rrezikun nga rajonet si Skocia e Katalonja që ta shpallin ndarjen dhe kjo gjë do të sillte “ballkanizimin e Evropës”.
“Që Evropa ta kthejë fuqinë që e ka pasur në rrënjët e veta, duhet të jetë kreativitet dhe ndarje të shëndoshë (...), që do të thotë të ketë më shumë pavarësi, ë shumë liri të vendeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Comments

Submitted by dy (not verified) on

Na marrte te ligat ne Ballkanasve Papa dhe ai qe e ka bere Papen. Ky ne fillim na u paraqit si Pape ndryshe, me i lidhur me njerezit ne nevoje, me popujt e varfer etj. Tani, me sa duket 'ra e dhe ky ne rrace" si paraardhesit e tij ne shekuj duke i futur hundet ne punet e politikes dhe jep mendime e ide te cilat nuk i takojne. Kaq ishte e nevojshem qe ti trasheshin te ndenjurat edhe ketij emigranti Argjentinas.
Le te flase e te jape mendime per ndarjet e fese se tij ne dhjetra klane e grupe , ne sekte e urdhera te pa fund, por ne ngarjet e bashkimet e shteteve , popujve e kombesive , ketij nuk i takon te flase. Se pari ai nuk eshte nje kryetar shteti i mirefillte, duke qene se edhe Vatikani nuk eshte shtet i mirefillte. Se dyti ai nuk perfaqeson nje komb, apo kombesi e as nje grup njerezish qe i bashkon e njeta shtetesi. Si tille le te rrije ne "shenjterine" e tij e po doli koha le perpiqet te permiresoje imazhin e klerikeve te tij te zhytur ne afera skandaloze e perversitet nga monstruozet.
Kulmi itij eshte kur shprehet : "Që Evropa ta kthejë fuqinë që e ka pasur në rrënjët e veta,". Per cilen fuqi te Europes po na flet, per ngritjen e rrezimin e perandorive pushtuese,Inkuizicionin , kryqezatat, diktaturat, apo kolonizimet e dhunen e ushtruar prej tyre ne keto territore deri ne shfarosje popujsh e grupesh etnike dhe konvertim me force ne fene Katolike. Keto te pakten si Argjentinas duhet ti dije mire.

Submitted by GR (not verified) on

Ajo qe papa sjell ne kujtese eshte fakti qe sot ke nje ish-jugosllavi qe u shkermoq dhe ca pjese te shteteve te krijuara u bene pjese e BE dhe ca te tjera vuajne nen korrupsion e nivel te ulet demokracie. Po ashtu dhe Shqiperia....
Kdhu qe mos e kap me Papen se ste ka faj..perkundrazi ai eshte nga ata Pape qe flet haptaz e nuk ben diplomatin hipokrit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.