Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë
Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia” se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA. Katalogu përfshin mbi 45 mijë objekte të gjurmueshme dhe secili prej tyre ka një ID prej 5 numrash të caktuar nga NORAD(Komanda Amerikanoveriore e Mbrojtjes Aerospaciale).
Në ndryshim nga ajo çfarë publikojnë amerikanët, platforma ruse pretendohet se do të jetë më transaprente, pasi ajo do të listojë satelitët ushtarakë, përfshirë ata të aleatëve të SHBA-së, si Franca, Gjermania, Izraeli dhe Japonia, ndërkohë që NORAD publikon satelitët rusë. Moska ka propozuar po ashtu bashkimin e bazave kombëtare të të dhënave në një katalog të përdorshëm nga çdo vend që është i përfshirë në aktivitete hapësinore. Nisma e palës ruse është mbështetur deri më tani vetëm nga Kina.
http://sputniknews.com/science/20160622/1041718824/russia-us-satellites....
Add new comment