Nuk është vetëm Trump problemi. “Në Orlando vdiqën 50 sodomitë. Kjo është shumë gjë e mirë”

Postuar në 15 Qershor, 2016 15:06

Pas tragjedisë së Orlandos, ku në një lokal gaysh, u vranë 50 veta nga një person me origjinë afgane, në SHBA po diskutohet më së shumti për deklaratta e kandidatut republikan Donald Trump. Ky i fundit foli për radikalizimin islamik, për përjashtimin e myslimanëve etj., diçka që detyroi edhe drejtuesit e Partisë Republikane të distancohen. Por nuk është vetëm ky problemi. Nga një qasje “biblike” e artikuluar nga pastori Roger Jimenez i Kishës Baptiste të Sacramento-s në California, vrasjet janë të dobishme, pasi kemi të bëjmë me Sodomitë. “Kur njerëzit më pyesin nëse jam i trishtuar që 50 sodomitë vdiqën...Shikoni ku qëndron problemi me këtë, është njësoj sikur të më pyesin, hej, je i mërziutur pse 50 pedofilë u vranë sot? Oh, jo. Mendoje se kjo është një gjë shumë e mirë. Unë mendoj se kjo e ndihmonm shoqërinë. Mendoj se Orlando, Florida është pak më e sigurtë sot”, predikon pastori(http://www.haaretz.com/world-news/americas/1.724997). Diçka radikale kjo parë me sytë e një libertini, apo të një njeriu që “shikon punën e vet”. Por edhe për çdokënd kur sheh sesa kollaj miratohet, apo edhe predikohet vrasja.

Më poshtë video, nisur nga minuta ‘4:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.