Historiani Ferguson: “Perëndimi gaboi me Kosovën”

Postuar në 15 Qershor, 2016 18:32

Kosova është e ekspozuar ndaj ekstremizimit dhe ky nuk është më thjesht një raportim gazetares. Kjo ide po gjen mbështetje edhe në njerëz me ndikim si historiani Niall Ferguson, i cili në një intervistë për gazetën serbe “Politika” thotë se “Perëndimi gaboi me Kosovën”. “Kemi krijuar  një shtet të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm”, vijon ai, duke iu referuar ekstremizmit islamik. Sipas këtij historiani, gabimi nuk qëndron me ndërhyrjen ushtarake, por me njohjen e pavarësisë, duke ditur se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”. Po kështu Ferguson bën thirrje që Europa të heqë dorë nga kushtëzimi me Kosovën i anëtarësimit të Serbisë në BE. “Nëse paqja dhe stabiliteti në Ballkan është në interesin tonë, atëherë nuk ka kuptim që Kosova të jetë një pengesë në integrimin e Serbisë në Europë. Por edhe Serbia duhet të pranojë se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e saj”, është shprehur Ferguson. Rasti i Tajvanit është ilustrues, pasi ndonëse Kina dhe SHBA kanë qëndrime dhe kontradikta mes tyre në këtë çështje, marrëdhëniet e tyre nuk janë kushtëzuar me Tajvanin. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=06&dd=15&nav_id=98323

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.