Akuza e Berishës: “Të hetohet Ardian Çipa, një mercenar i ndyrë që kërcënon prokurorët e këtij vendi”
Ardian Çipa, zv/drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për seksionin e Krimeve të Rënda, kërcënon prokurorët. Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet ndaj Çipës. “I bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëhërë hetimet kundër Ardian Çipës, një mercenar i ndyrë që kërcënon njëlloj si Shullazi, prokurorë të këtij vendi. Çështja tjetër e dënueshme ëshë ajo e një mercenari ndaj të cilit ligji duhet të veprojë me urgjencë: Ardian Çipa. Çipa është i lidhur kokekëmbë me trafiqet, njeriu që nxori me makinë Genci Xhixhën dhe bën pushimet në Kubë”, u shpreh Berisha. Akuza vjen në dritën e skandalit të përgjimeve, pas të cilit rrezja për ministrin e Brendshëm sa vjen e ngushtohet.
Add new comment