Ministri i Jashtëm austriak: Marrëveshja me Turqinë mund të jetë vetëm një Plan B për Europën

Postuar në 01 Qershor, 2016 20:29

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i ka dhënë intervistë revistës gjermane “Der Spiegel” e përqendruar kryesisht mbi zhvillimet në Europë. Një nga këto është edhe frenimi i valës migratore nga Lindja e Mesme drejt Europës, që sipas Kurz, erdhi edhe si pasojë e bllokimit të asaj që njihet si Rruga Ballkanike. Kurz thotë se një meritë të madhe për këtë ka Maqedonia, një vend që bëri shumë, por nuk përfitoi nga vendimet e saj. Sipas tij, insinuimet e bëra për qasjen nostaligjike apo imperiale të Austrisë, ministri i Jashtëmm austriak, i ka cilësyar të pavenda, duke nënvizuar se “ne nuk jemi një fuqi rajonale dhe Ballkani nuk është në sferën tonë të influenës”. Lidhur me marrëveshjen me Turqinë dhe presionin e kësaj të fundit, Kurz shprehet se “Marrëveshja me Turqinë mund të jetë vetëm një Plan B”. “Plani A është një Europë e fortë që mbron kufijtë e vet”, thotë ai, duke shtuar se nuk e favorizon një marrëveshje me Turqinë me  çdo kusht. Përkundrazi, kriza e refugjatëve sipas tij, duhet ta mësojë Europën se ajo duhet të jetë e bashkuar, që të mos pranojë në asnjë rrethanë shantazhin e vendeve të treta. 

 

http://www.spiegel.de/international/europe/interview-with-austrian-forei...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.