Nuk ka rritje të çmimit të energjisë këtë vit
Çmimi i energjisë elektrike, aktualisht 9.5 lekë për kilovat orë nuk do të rritet për këtë vit. “Top-Channel” citon burime të vetat sipas të cilave OSHEE-ja nuk do të kërkojë nga Enti Rregullator rritje të çmimit. “Çmimi aktual për familjarët është 9,5 lekë për kilovat/orë. Në qershor pritet që ERE të vendosë për çmimet e reja që do të jenë në fuqi deri në dhjetor të 2016. Tre kompanitë e sistemit kanë aplikuar për ndryshime të tarifave në kuadër të rishpërndarjes së kostove përkatëse në zbatim të funksioneve të reja, pa ndikuar tek çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin fundor. Ndërkohë, Kooporata Elektro-Energjetike Shqiptare i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë që brenda tarifave për 6-mujorin e ardhshëm të përfshihen edhe kostot e vazhdimësisë së shlyerjes së borxheve të vjetra të akumuluara deri në 2013, kryesisht ato ndaj hidrocentraleve të vogla”, raporton TCh. Para disa ditëve, kryeministri Edi Rama, deklaroi se do të ecet drejt uljes së mëtejshme të çmimit të energjisë elektrike, por kjo mesa duket nuk do të ndodhë këtë vit.
Add new comment