Haxhinasto dhe Klosi - standard i ministrit qëndrestar të Aleancës për Shqipërinë Europiane
Veç skandaleve me zyrtarë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkiakë të mpleksur në aventura seksuale, qeveria po konsumon edhe disa ngjarje që rëndojnë edhe ligjërisht pozitat e ministrave, të cilët direkt apo indirekt janë përgjegjës për vdekjen tragjike apo dhunimin e fëmijëve. Rasti më flagrant është ai i ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto, vartës të të cilit kanë injoruar për 2 vjet një vendim gjykate që urdhëronte mbylljen e barrierave anësore të autostradës Plepa-Golem. Ishte pikërisht ndërprerja e barrierave metalike që solli vdekjen e dy fëmijëve të moshës 3 dhe 5 vjeë, të cilët ishin nisur me nënën e tyre për të vizituar në burg babain i proceduar për ndërtim pa leje. Gjykata dënoi 3 drejtorë, pas zbardhjes së skandalit nga mediat, ndërsa ministri vazhdoi vizitat në panairin e Cërrikut, duke i shmangur përgjegjësive morale dhe politike për këtë çështje. Heshtja është standardi i kryeministrit në këto raste.
Këtë të mërkurë vartës të një tjetër ministri që supozohet se kujdeset për fëmijët jetimë, u ndaluan nga prokuroria e Shkodrës për dhunim, keqtrajtim. Njoftimi thotë se nga neglizhenca e punonjësve vajzave minorene që u abuzuan seksualisht. Ministri i linjës, në këtë rast Blendi Klosi e konsumoi skandalin me një reagim në Facebook. “Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve”-deklaroi ministri në Facebook. Kaq. Klosi i harxhoi dy radhë në Facebook, por Haxhinasto duket se e bën gjumin të qetë, pasi në fund standardi për të qenë ministër në Shqipëri, po shkon përherë e më lart ndaj standardit për të dhënë dorëheqje.
Add new comment