Sinjale të qarta të divorcit PS-LSI
Martesës 3 vjeçare të Partisë Socialiste me LSI-në duket se po i vjen fundi. Paradoksi është se një parti si LSI që është në qeveri sulmon qeverinë për mungesë investimesh, duke dashur të përçojë idenë se orientimi i investimeve ka prapavijë të qartë politike për të dëmtuar LSI- në. Deklaratat e fundit janë bërë nga deputeti Gjovalin Kadeli. Ai tha se Lezha dhe Shengjini jane diskriminuar nga qeveria dhe se investimet kanë shkuar të gjitha në jug të vendit.
"Sapo mesojme se Ahmetaj ne Prishtine paska ndryshuar drejtimin e transportit te mallrave nga portet Shqiptare drejt Kosoves,do te jet Durresi dhe jo Shengjini porti qe do operoje per mallrat kosovare dhe ky ndryshim destinacioni per shkak te mungeses se infrastruktures se dobet qe ka Shengjini !!! E vertetë eshtë por kush e ka ne dore infrastrukturen ??!!!!. Dhe per kete un kam disa pyetje :
1- Perse nuk u be realitet hapja e nje tuneli ( 800 ml )qe lidh Shengjinin me autostraden ne Balldren, i premtuar nga kryeministri !!!
2-Perse nuk vazhdon lidhja e autostrades nga rrotondo - Shengjin ( 3 km ) ??!!!.
3- Perse nuk e ndertuan nenstacionin elektrik te premtuar per Shengjinin pasi perseri do ket probleme me energjine gjate sezonit veror ??!!!.
4- Perse edhe Shengjini te mos kete investime te pakten sa gjysma e Vlores ??!!!.
Duhet nje pergjigje per banoret e Shengjinit e te Lezhes, per pushuesit nga Kosova qe jane te shumte ato qe frekuentojne Shengjinin"-deklaroi Kadeli.
Është e qartë se LSI ka nisur një fushatë shantazhi dhe sulmesh ndaj aleatit në qeveri, për të amortizuar çdo goditje që mund t'i vijë në kontekstin e zhvillimeve që lidhen me implikimin e zyrtarëve të LSI-së në trafikun ndërkombëtar të drogës. Partia Socialiste nuk i do kostot e mëkateve të LSI-së, por nga ana tjetër është e shatntazhuar pasi nuk ka numrat për të qeverisur e vetme. Dirvorci mes tyre është çështje kohe dhe qeveria vetëm po shtyn ditët, nëse Edi Rama nuk do pranojë t'i nënshtrohet derinne fund orekseve të Ilir Metës.
Add new comment