Injoron ambasadorët

Postuar në 11 Maj, 2016 11:35

Ndonëse dy ditë më parë e quajti normale praninë e ambasadorëve të huaj në mbledhjen e grupit parlementar demokrat , ish-kryeministri Berisha nuk ka qenë i pranishëm sot  në takimin e deputetëve të opozitës me ambasadorët Lu e Vllahutin. Zëdhënësja e ish-kryeministrit sqaroi për mediat se Berisha ka patur takime konstante me ambasadorët dhe se sot ata janë takuar me deputetët e tjerë. Dy ditë më parë, ish-kryeministri Berisha e quajti Shqipërinë një vend anormal dhe paralajmëroi se nuk voton një draft për të cilin nuk sqarohet se mbi çfarë modeli është bazuar. “Është e vërtetë që, në një vend normal, ambasadorët nuk shkojnë në mbledhjet e Grupit, por ky nuk është një vend normal. Ndaj edhe gjykoj se nuk duhet parë me ndonjë shqetësim të madh. Ky është vend i “Shullazëve” që kanë kapur çdo gjë. Ndaj edhe ambasadorët kanë kërkuar një takim ku çdokush mund të jetë pjesëmarrës, të dëgjojë, të bëjë pyetje. Kam kërkuar për draftin aktual të di se mbi çfarë modeli është bazuar, ku është marrë dhe deri më sot nuk kam marrë ndonjë përgjigje.”-u shpreh Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.