Presidenti 29-vjeçar i Kastriotit dhunon gazetarin sportiv (Foto)
Policia e Tiranës ka arrestuar presidentin e klubit të futbollit Katstrioti, Alban Vogli pasi mbrëmë rreth orës 22 e 20 të mbrëmjes ka goditur me sende të forta gazetarin sportiv, Eduard Ilnica. Sipas policisë, 29 vjeçari që mban dhe postin e presidentit të klubit të Kastriotit, banues në Krujë fillimisht ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volksëagen”, gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që ai ka publikuar në një gazetë lokale. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në afërsi të bar “Noel” Pranë Zogut të Zi.
Add new comment