Kastrioti
Presidenti 29-vjeçar i Kastriotit dhunon gazetarin sportiv (Foto)
Policia e Tiranës ka arrestuar presidentin e klubit të futbollit Katstrioti, Alban Vogli pasi mbrëmë rreth orës 22 e 20 të mbrëmjes ka goditur me sende të forta gazetarin sportiv, Eduard Ilnica. Sipas policisë, 29 vjeçari që mban dhe postin e presidentit të klubit të Kastriotit, banues në Krujë fillimisht ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip “Volksëagen”, gazetarin ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që ai ka publikuar në një gazetë lokale.