Papa nderohet me çmimin “Karli i Madh”: Europës i duhet një Transfuzion i Kujtesës

Postuar në 06 Maj, 2016 16:38

Papa Françesku është nderuar me çmimin “Karli i Madh” duke u renditur si personi i katërt joeuropian që e merr atë. Çmimi u themelua në vitin 1949 nga Kurt Pfeiffer për të nderuar ata që japin më shumë kontribut në “mirëkuptimin europiano-perëndimor”, meqenëse Europa vinte nga një luftë shkatërrimtare.

Në fjalën e tij, Papa ka vënë theksin te roli i Europës, rënia e saj e tanishme, prirja drejt zgjidhjeve politike radikale dhe të pamenduara, duke konfirmuar një amnezi historike që mund të rezultojnë fatale. Me besimin te shpirti i “këtij kontinenti të dashur”, “tokë e artistëve, muzikantëve dhe shkrimtarëve”, në atë shpirt ku është inçizuar “kreativiteti dhe kapaciteti i për të tejkaluar kufijtë e vet”, Papa ka referuar mesazhin e shkrimtarit Eli Weissel për një “trasfuzion të Kujtesës”.

Më poshtë një pjesë nga fjala e Papës, një personazh publik i nivelit ndërikombëtar, që ka mbetur ndër të vetmit që po flet për Europën, për historinë dhe për problemet e kohës, përtej një konteskti lokal:

Dëshiroj të konfirmoj synimin tim që ta dedikoj çmimin prestigjoz, me të cilin po nderohem, për Europën: të mos  kryejmë një gjest celebrues, por të shfrytëzojmë rastin për të shpresuar së bashku një shtysë të re dhe kurajoze për këtë kontinet të dashur.

Kreativiteti, zgjuarësia, kapaciteti për të ringritur dhe për të kapërcyer kufijtë e vet, i përkasin shpirtit të Europës.

Çfarë të ndodhi Europë humaniste, paladine e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë? Çfarë të ka ndodhur Europë, toka e poetëve, filozofëve, artistëve, muzikantëve, shkrimtarëve? Nënë e popujve, e burrave e grave që kanë ditur të mbrojnë dhe të japin jetën për dinjitetin e vëllezërve të tyre?

Shkrimtari Eli Wiessel, i mbijetuar nga kampet naziste të shfarrosjes, thoshte se sot është me rëndësi kapitale realizimi i një “trasfuzioni të kujtesës”. Është e domosdoshme “krijimi i kujtesës”, shkëputja disi nga e tashmja dhe dëgjimi i zërit të paraardhësve tanë. Kujtesa jo vetëm që nuk na lejon të bëjmë të njëjtat gabime të së shkuarës, por do të na lejojë të shohim zgjidhjet që kanë ndihmuar popujt tanë në kapërcimin pozitivisht të kryqëzimeve historike ku janë gjendur. Trasfuzioni i Kujtesës na çliron nga prirja e tanishme, përherë e më tërheqëse, e fabrikimit me nxitim, mbi rërë, të rezultateve imediate, të paqëndrueshme të cilat mund të prodhojnë “një zgjidhje politike të lehtë, të shpejtë dhe efemere, por që nuk ndërtojnë plotësinë njerëzore”(http://www.avvenire.it/Papa_Francesco/Discorsi/Pagine/CONFERIMENTO-DEL-P...).

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.