Vrasja në Tiranë, skenarë nga mediat dhe nga Berisha. Policia ende në heshtje
Policia nuk ka dalë ende me një version të vetin për vrasjen e Elton Çiços, një natë më parë në një lokal në Bllok në Tiranë. Ndonëse raportohet se janë ndaluar disa të dyshuar dhe në media janë përcjellë disa pamje filmike nga momenti i ekzekutimit, bashkë me hollësi jo pa rëndësi , Policia apo Ministria e Brendshme nuk ka ende asnjë gjë për të thënë.
Duke patur parasysh atë çfarë raportojnë disa media mund të renditen disa pika:
Së pari se viktima ishte në hasmëri për shkak të një ngjarjeje të ndodhur një vit më parë në Tepelenë nga e kishte edhe origjinën.
Së dyti, dyshohet se ai ka qenë vetë i armastosur, por për këtë ka vetëm informacione të pakonfirmuara. Policia ka marrë pamjet filmike dhe duhet të thotë sesi qëndron puna: a ishte Çiço apo jo i armatosur?
U përfol se në lokal kanë qenë një gazetar, një punonjës policie e madje një deputet. Të tre kategori të besueshme për të dëshmuar saktë atë që kanë parë.
Së fundmi është edhe insinuata e ish-kryeminstrit Sali Berisha që nuk mund të mungonte, e që duhet marrë në konsideratë nisur nga konfirmimi me incidencë të lartë që statuset e tij zakonisht kanë për kësi ngjarjesh. Shkruan Berisha: “Qeveri organizate kriminale!! Saje qorri: Elton Çiçon e vrane se duhej vrare, ishte trafikant, vrases etj etj. Prandaj dhe: Vrasesin e nisem me pushim ne drejtim te paditur. Kurse hjeksin, pas terapise me psikolog do ta shperblejme jo ne por pala qe u hakmor! Qeveri organizate kriminale”.
Një insinuatë që na thotë se Policia e di shumë mirë si qëndron puna, por se këto janë llogari që do të zgjidhen në rrugë. Natyrisht që përballë një “qeverie organizatë kriminale”, nevoja për armë rikonfirmohet dhe këtu është loja politike e Berishës. Por që Policia të mos ketë se çfarë të thotë për një ngjarje të rëndë, ndërkohë që informacioni prej saj është shpërndarë në të gjitha mediat, kjo thjesht sa e shton edhe më shumë mjergullën e ngjarjes dhe spekullimin me të.
Add new comment