Hetim shitjes së Bankers te kinezët
Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Gazeta “Mapo” thotë se aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut. Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm. Në kërkimet e autoritetit të Konkurrencës ka rezultuar se pronare e “Geo Jade Petrolium Corporation” është “Charter Poëer Investiment Limited”, një shoqëri publike kineze. Më 14 Mars “Bankers Petrolium” që operon në zonën e Patos-Marinzës shiti aksionet e saj për 575 milionë dollarë. Ky transaksion vjen pak kohë pasi zgjidhjes së mosmarrëveshjes së “Bankers” me qeverinë shqiptare, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi 75 mln dollarë taksa, pas një rivlerësimi tatimor mbi shpenzimet e kompanisë në vitin 2011.
Add new comment