Tani do përpiqen të kalojnë nga Shqipëria

Postuar në 24 Prill, 2016 19:25

Qeveria shqiptare vijon të mbajë të bllokuar me fanatizëm rrugën e kalimit të emigrantëve. Edhe takimi i Selanikut pak ditë më parë mes ministrave të Jashtëm të rajonit nuk zhbllokoi veton e vënë nga Tirana për të mos hapur rrugën e Adriatikut. Por emigrantët mund të çajnë rrethimin dhe të depërtojnë në Shqipëri. Zëri i Amerikës raporton se pas javësh të tëra bllokimi në kufirin e Greqisë veriore, emigrantët janë duke kërkuar shtigje të reja për të hyrë në territorin e Maqedonisë. Grupe emigrantësh, ndër ta edhe fëmijë, përshkojnë pyje dhe kodra gjatë orëve të natës. “Nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që do të ishte në këto pozita nuk do të vazhdonte të jetonte në këtë mënyrë,” thotë Moutaz, një emigrant nga Siria.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, kushtet e jetesës në Idomeni janë të papranueshme. Një tjetër emigrant nga Siria thotë se do të përpiqet të kalojë përmes kufirit me Shqipërinë, pasi Maqedonia ka instaluar ushtrinë në kufi. Nga ana tjetër Tirana këmbëngul në një zgjidhje europiane, duke nënkuptuar marrjen e dritës jeshile nga Gjermania.

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

I lutem Zotit ti ndihmoje keta refugjate te mjere e te pafate e tua lehtesoje atyre rrugen a hallin qe i ka gjetur.
Lus shqiptaret e zonave te jugut te hapin shtepite e tyre per refugjatet e ti ndihmojne ata ne rrugen drejt Europes ku ata shpresojne te gjejne pak paqe e qetesi e te kene nje mundesi sado te vogel ta rifillojne jeten nga e para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.