Në Kazan, Majlinda Kelmendi fiton titullin dhe i “dhuron” flamurin Kosovës
Majlinda Kelmendi fitoi sërish titullin europian në xhudo, zhvilluar në Kazan. Ka rënë në sy ngritja e flamurit të Kosovës ndërkohë që Rusia nuk e njeh shtetin Kosovës. Siç raportojnë mediat, ngritja e flamurit dhe zhvillimi normal i ceremonisë, u bë me ndërhyrjen e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos dhe presidentit të saj, Marius Vizer.
Add new comment