Shtëpia ku lindi Hitleri, qeveria austriake po mendon shpronësimin për të moslejuar shitjen te neonazistët
Qeveria austriake po mendon miratimin e një ligji me anë të të cilit synon të detyrojë pronarin e shtëpisë ku ka lindur Adolf Hitleri, që ta shesë shtëpinë. Shtëpia ndodhet në kompleksin “Salzburger Vorstadt 15” në qytetin “Braunau am Inn” në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë dhe aty më 20 prill 1889 lindi ai që më pas do të bëhej Diktatori i Gjermanisë dhe kreu i Partisë Nacionalsocialiste. Qeveria austriake synon të shmangë shitjen e shtëpisë te neonazistët. Shtëpia ka qenë në pronësi të familjes së Gerlinde Pommer që nga viti 1880, por në vitin 1938 Martin Bormann, që do të bëhej kryetar i NADAP-it, e bleu. Por pas Luftës së Dytë Botërore familja Pommer e ribleu pronën dhe në vitin 1972, qyteti i Braunau dhe qeveria austriake e morën me qira dhe e transformuan në qendër për të rritur me paaftësi.
Në vitin 2011 familja Pommer refuzoi rinovimin e pronës dhe nuk lejoi asnjë ndryshim dhe refuzoi një ofertë për shitje. Njerëz të shumtë vizitojnë pronën, nga disa vende dhe për të shmangur blerjen nga simpatizantë të Hitlerit, qeveria austriake po mendon rrugën ligjore.
http://www.smithsonianmag.com/smart-news/austria-may-seize-home-hitler-w...
Add new comment