Feja në shkollë, ministrja e Arsimit: “Jo lëndë fetare, por histori të kulturave fetare”

Postuar në 11 Prill, 2016 18:54

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka sqaruar sot idenë e qeverisë shqiptare për të përfshirë në shkollë edhe lëndët që japin njohur për fenë. Meqenëse ideja ka krijuar pështjellime dhe ka nxitur idenë se bëhet fjalë për predikime, ministrja ka dalë për të hequr çdo dyshim:
“Nuk janë leksione fetare kurrësesi, sepse shkolla shqiptare është laike dhe do të mbrohet fort laiciteti. Ka të bëjë me një specifikë të caktuar për mësimin e historisë së kulturave fetare dhe jo feja. Flitet për një modul të caktuar që mund të kapë 20 orë mësimore, por ky është një draft që po diskutohet. Grupi i ekspertëve të MAS po bashkëpunon me Osbervatorin e Laicitetit në Francë dhe jo vetëm. Ne nuk do të bëjmë eksperimente me asnjë shkollë, apo fëmijë. Po punohet paraprakisht duke atashuar mësues të caktuar të lëndëve historike e sociologjike, që ata të jenë të mirëtrajnuar”, nënvizoi Nikolla.
Sipas saj konsultimet do të zhvillohen me përfaqësues të komuniteteve fetare si dhe me prindër, pasi këta të fundit do të kenë një fjalë në vendimin nëse këto lëndë do të përfshihen ose jo në shkolla. Gjithsesi procdesi duket në fillime dhe do të jetë shtatori ai që do të zbulojë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Ministria ka menduar ta nisë si projekt pilot në 5 shkolla nëntëvjeçare dhe 5 gjimnaze të ndara në qyet dhe fshat.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Jam i nji menimi me ministren.
Mesimet fetare le ti marrin femijte ne vendet e kultit.

Submitted by Shiroksi (not verified) on

Tedeschin, te ka ardhe nafaka ne dere.
Meqenese ke kulture fetare, te gjithanshme, ke rastin te behesh mesues i edukates fetare, sigurisht me orar jo te plote.
Bjeri prapa, se fiton ndonji lek me kete rast.
Shfrytezoje kete mundesi.
Prefektin e ke katolik nga PS.
Kryetaren e Bashkise e ke myslimane nga PD.
Vetem bjeri prapa.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.