A po shpërblehet qeveria për sakrificat me bujqësinë?

Postuar në 26 Mars, 2016 11:28

Kryeministri inkurajoi edhe njëherë fermerët që për të mirën e tyre financiare e për të përfituar sa më shumë nga skemat e ndihmës, të pajisen me NIPT. “Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë" u shpreh kryeministri gjatë vizitës në një pikë grumbullimi në Berat.
"Të njëjtin biznes e kam ngritur në Greqi. Me këtë që po shoh këto dy vitet e fundit, shpresoj ta zhvendos të gjithë biznesin tim këtu. Shoh ndihmën dhe garancinë që kemi këtu nga shteti. Zona që kemi këtu është një zonë me prodhimtari që sa vjen e rritet. Nga vjet, sivjet e kemi dyfishuar prodhimin. Nga tre milion euro që ka qënë xhiro e kemi çuar në 7-8 milion euro. Shpresoj ta dyfishojmë këtë në ndërtesa dhe çdo gjë.” u shpreh Lorenc Hatija, pronar i një firme grumbullimi në Berat.

Comments

Submitted by Drenovari (not verified) on

Ky eshte nje prej shume te tjereve, qe kane filluar te vjelin frutet e investimeve, te bera keto dy vjet, gje qe tregon se ekonomia bujqesore, me ne fund, po fillon te ngreje koke.
Fjale te tilla te mira, duam te degjojme sa me shume, mbasi na cmenden vrasjet, dinamitet, te vdekurit ne aksidente, etj, etj.
Uroj qe si kjo ekonomi bujqesore, te kete sa me shume tek ne, qe njerezit te merren me pune, e jo me pune te keqija.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.