pika e grumbullimit
A po shpërblehet qeveria për sakrificat me bujqësinë?
Kryeministri inkurajoi edhe njëherë fermerët që për të mirën e tyre financiare e për të përfituar sa më shumë nga skemat e ndihmës, të pajisen me NIPT. “Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit.