FMN rekomandon shtim të taksave
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar pasi analizuan situatën buxhetore në Shqipëri rekomandojnë që duke pasur parasysh nivelin relativisht të ulët të shpenzimeve publike, rregullimi fiskal duhet të fokusohet kryesisht në anën e të ardhurave. Në deklaratën përmbyllëse thuhet se "Duke pasur parasysh nevojën për shpenzime më të mëdha në fusha të tilla si infrastruktura dhe arsimi, si dhe efikasitetit relativisht të ulët të taksave në Shqipëri, strategjia e konsolidimit duhet të fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe në forcimin e pajtueshmërisë dhe administrimit të të ardhurave". Fondi kërkon që autoritetet shqiptare të përshpejtojnë punën për kadastrën fiskale, me qëllim të aplikimit të tatimit nbi pronën në deri në fund të vitit 2017 raporton Monitor. FMN vuri në dukje gjithashtu se qeveria duhet të pezullojë përjashtimet e tjera tatimore apo trajtimet preferenciale të taksave dhe duhet të përpiqet për të hequr përjashtimet ekzistuese.
Add new comment