Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes. Reagimi: “Arsye, vetëm sepse është shtetas i Shqipërisë”

Postuar në 22 Mars, 2016 15:47

Lëvizja Vetëvendosje poston në profilin e vet në “Facebook” se është arrestuar “aktivisti Arbër Zaimi, shtetas i Republikës së Shqipërisë”. Arsyet që jep partia e Albin Kurtit janë interesante: “Policia e Kosovës, sapo arrestoi aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Arbër Zaimi, vetëm për shkak sa ka shtetësi të Republikës së Shqipërisë. Siç po duket, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të largojë nga Kosova secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë, dhe po aq e vendosur që të lehtësojë intervenimet e ndryshme, legale dhe ilegale të Serbisë. Isa Mustafa në njërën anë e ka hapur Kosovën ekonomikisht dhe politikisht ndaj armikut tonë shekullor, Serbisë, kurse në anën tjetër përherë e më shumë po shfaqë tendenca armiqësore ndaj Republikës së Shqipërisë.  Kjo përshtatet plotësisht me politikat e Kryeministrit për të kthyer ndikimin e Serbisë brenda Kosovës”.  Pak ditë më parë u dëbua një tjetër shteas shqiptar që është aktiv me VV-në, Bojken Abazi. Argumenti i VV-së gjithsesi është populist dhe nuk jep arsyet e vërteta për ndalimin e Zaimit, i cili ka vite në Kosovë. Fotoja tregon se ka disa aktivistë të ndaluar, pa harruar që zëdhënësja e VV-së, është po ashtu shtetase shqiptare. 

Comments

Submitted by Delli USA (not verified) on

Pse qellojne gjithmon me mjeker keta te vet-vendosjes,me duken si te isis-it

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.