Sirianët grumbullohen 25 km pranë kufirit me Shqipërinë (foto)

Postuar në 19 Mars, 2016 10:51

Refugjatët, shumica gra e fëmijë, kishin udhëtuar për më shumë se 15 orë: Nga ishujt e detit Egje, në portin e Pireut dhe prej andej me autobusa për në Doliana. Ata u strehuan në një strehë mësimore e cila kishte dhjetë vjet që nuk funksiononte.
Mediat kanë kritikuar autoritetet pse u nxituan t’i vendosnin aty, ndërsa ende po vazhdonin punimet dhe madje nuk kishte as shtretër për të gjithë. Sipas planizimit të qeverisë, në gjithë zonën e Epirit, në kufi me Shqipërinë, do të vendosen 2.000 refugjatë. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i refugjatëve që ndodhen në Greqi ka arritur në më shumë se 46 mijë, njoftoi komiteti qeveritar për menaxhimin e krizës.
Krahas kushteve të tepër të vështira të jetesës, sidomos në kampet e Idomenit e të Pireut, në radhët e refugjatëve kanë filluar të ndodhin edhe përleshje për arsye nga më të ndryshmet. Autoritetet janë të shqetësuar nga kjo situatë, ku disa herë është dashur ndërhyrja e policisë.
Autoritetet e shpjegojnë situatën e re me stresin e krijuar tek refugjatët për shkak të qëndrimit shumëjavor në Greqi dhe mungesës së një perspektive të qartë për të udhëtuar në drejtim të vendeve në të përparuara të Europës, ku ata dëshirojnë të vendosen.

http://www.epiruspost.gr/reportaz/koinonia/37100-2016-03-18-18-37-18.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.