Liria e shtypit vs Privacy - Hulk Hogan vs Gawker

Postuar në 19 Mars, 2016 13:56

Në mes të debatit të ngritur në Shqipëri prej projektligjit Harito mbi mediat online, mbërrin lajmi se gjyqi i famshëm Hulk Hogan vs Gawker përfundoi në fitoren e ërestlerit të famshëm Hulk Hogan dhe një dëmshpërblim masiv prej 115 milionë dollarësh.

Pavarësisht se në pamje të parë mund të duket sikur ministrja Harito mund të ketë të drejtë për të ngritur debatin, në fakt çështja në fjalë ia vlen të sillet pranë lexuesit shqiptar sepse mbart disa detaje shumë interesante mbi debatin "fjala e lirë online" kundrejt "e drejta private".

Në vitin 2012 blogu “Gawker” publikoi një video ku ërestleri Hulk Hogan filmohej në një skenë seksi me Heather Clem. Hulk Hogan i shkruajti disa herë blogut (praktikë e njohur me emrin cease-and-desist në USA, tek ne thjesht raportim) për të hequr videon nga faqja e tyre ç’a u refuzua sistematikisht.

Në prill 2013, blogu “Gawker” njoftoi se ishin urdhëruar nga një gjykatës që të hiqnin videon nga faqja e tyre por që kishin refuzuar dhe nuk kishin ndërmend ta hiqnin.

Më 18 mars 2016, dje, një juri në Florida vendosi në gjyqin e radhës se blogu “Gawker” i detyrohej ërestlerit shumën 115 milionë dollarë si dëmshpërblim, të ndara midis 55 milionë për dëm ekonomik (karriera e tij u dëmtua pas daljes së videos) dhe 60 milionë për stres!

Gjyqi nuk është akoma tërësisht i mbyllur dhe brenda fundit të marsit juria do të vendosë dhe mbi dëme ndëshkuese (sipas CNN).

“Gawker” e bazoi mbrojtjen e vet mbi amendamentin e parë të Kushtetutës së ShBA që mbron lirinë e shtypit. Pikërisht për këtë arsye vendimi i jurisë si dhe i tërë procesi kishin një peshë të madhe në të ardhmen e mediave online.

Mund të vërejmë në një vëzhgim të parë që:

- video nuk u hoq edhe pse u kërkua nga një gjykatës

- faqja nuk u kërkua të mbyllej dhe akoma sot është në përdorim të përditshëm e masiv

- një gjykatë me juri vendosi për dëmin

- i tërë procesi mori disa vite - video u filmua në 2006-ën, u publikua më 2012-ën, vendimi për dëmin erdhi më 2016-ën.

Shpresojmë që ministrja Harito, apo ndokush tjetër të na lexojë sot dhe të reflektojë mbi një çështje madhore.

Është e qartë që duke qenë se sistemi gjyqësor shqiptar është nën akuzë të përditshme (me të drejtë!) duket sikur të kalosh nga drejtësia do të jetë një rrugë e gjatë për një çështje të ngjashme në Shqipëri. Por në cdo rast është shumë më mirë se të kalosh nga rrugët e trishta të burokracisë shqiptare, si p.sh Alcirt (enti i mbrojtjes kibernetike shqiptare, 6 punëtorë, asnjë nuk shquhet për aftësi apo specializim në çështjet e online) apo ndonjë tjetër strukturë e re që mund të mendohet nga halli...

Comments

Submitted by mano mano (not verified) on

Pse i terheq vemendjen ministres Harito ? Lajmi qe ti jep shkon ne favor te kerkesave te ministres dhe jo ne favor te mendimeve te tua te shprishura dhe konfuze. Nuk mund te jete liri fjale dhe mendimi te marresh neper goje cilindo qe nuk te pelqen, te shpifesh, te fyesh, te mashtrosh dhe te hysh ne krevatet e te tjereve. Keto behen nga horrat qe duan te bejne miliona me horllik.

Submitted by redaksia on
Nuk po hedh uje ne mullirin e Haritos. Po ndaj menyren se si procedohet. Harito e do per 48 ore e pa gjykate. USA-t ne kete rast shpenzuan 4 vite dhe vetem ne gjykate.
 
Ku e shikon ti ketu ndihmen per Hariton?
 
Persa i perket lirise se shtypit, ngelet ceshtje interpretimi cfare eshte liri e cfare eshte censure. Gjykata ne USA mendoi se ia vlente te denohej ky blog sepse kishte shkuar tej normales. Mendimi i tyre. Mund te mos te te pelqeje ty por s'ndryshon asgje. Ata kete sistem kane zgjedhur dhe i qendrojne.
 
Ne rastin shqiptar, Harito kerkon qe nje autoritet (dmth shteti) te percaktoje kur quhet e ndaluar nje permbajtje.
 
Te kuptosh praktikat e huaja ishte qellimi i shkrimit. Por sic duket e ke pasur mendjen te kerkosh fajtorin. Shyqyr qe Harito nuk ka kerkuar te ndaloje dhe me paramendim ;)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.