Mbi spektaklin e vërtetë të demokracisë në Shqipëri

Postuar në 16 Mars, 2016 23:10
  • Nga ishe?
  • Hiç, na çanë bythën. Na morën me zor në miting.
  • Pse?
  • Po se janë si një herë e një kohë të gjithë.
  • Po si ju thonë? Ju detyrojnë?
  • Jo, nuk të detyrojnë. Po vijnë këta të personelit dhe të pyesin: “Do vish në mitng? Si të duash, po...mirë është të vish. Ça humbet...? Atyre që dihet se janë me PD-në, ua hedhin me spond: “Ti do vish? Apo ti jo se je lodhur nga mitngjet?” Ja kjo punë sa herë.
  • Si thua, po të bëhen zgjedhje, ky humbet?
  • Jo, nuk humbet.
  • Po pse thua kështu?
  • Po sado që ta urrejnë këtë, një pjesë e socialistëve e dinë që nuk kanë asnjë shans me PD-në. Asnjë. Me këtë mund të thonë që “të presim edhe pak, se ku i dihet. Do gjejmë një lidhje”. Këtu fus edhe veten: sado që më dukej më mirë Berisha, prapë e di, që me PD-në do jem në rrugë. Kështu që do ta gëlltis këtë të këtyre tani. Nuk kam çfarë të bëj.
  • Po të kishe punën tënde?
  • Të kisha punën time? Hë, pse pyet kot?

PS: Bisedë me një nëpunës administrate pak pasi në takimin e sotshëm të anëtarësimeve të reja në PS, ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi gjithë pompozitet se “PS-ja, është e vetmja që ofron spektaklin e demokracisë në politikën shqiptare”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.