Shpjegimi i Ali Sadrzadeh për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri
Eksperti gjermano-iranian Ali Sadrzadeh shpjegon pse Shtetet e Bashkuara duan t’i strehojnë muxhahedinët në Shqipëri dhe sqaron se çfarë’ fshihet pas grupit, sot aleat i SHBA, dikur në listën e terrorit? "Besoj se nuk do ishte e lehtë për amerikanët të gjenin një vend që do të pranonte njëherësh një grup prej disa mijëra vetësh, aleatë të dikurshëm të amerikanëve. Nuk besoj se do ta kishin këtë gatishmëri Gjermania, Franca, Suedia apo vende të tjera, kjo sepse prania e muxhahedinëve në këtë numër, në një territor, le të themi në Britaninë e Madhe, Francë apo Gjermani do të sillte komplikime të marrëdhënieve të këtyre vendeve me Iranin. Për të shmangur komplikime të tilla u vendos për një vend që ka lidhje me Amerikën, si Shqipëria, e nga ana tjetër lidhja me Iranin nuk është e një rëndësie të veçantë, sa qeveria shqiptare të trembej se prania e këtyre njerëzve do të prishte marrëdhëniet"- thotë Ali Sadrzadeh për Deutche ëelle.
Sipas tij, se muxhahedinët në kohën e Shahut ashtu edhe të Republikës Islamike janë përgjegjës për shumë atentate, vrasje politike, madje brenda vetë organizatës. "Ata kanë kuptuar se koha e atentateve politike dhe terroriste ka marrë fund. Sot ata duan luftë politike jo të armatosur. Ata ndoshta do të përpiqen që nga Shqipëria për të influencuar persona të caktuar, apo për ta mbajtur gjallë propagadën e tyre"- shprehet Ali Sadrzadeh.
Add new comment