Gazetaria shqipe, inteligjente në ngjarjet e kohës?
Gëzim Mekuli
Të thella, të fuqishme e tronditëse janë fjalët tona. Shkatërues është teksti shqip. Tjetërsues dhe jo edukues është komunikimi ynë kulturor, social e politik. Fjala, gjuha, teksti e fotografia shqipe po i përngjanë botës së vjetër; botës së Xhordano Brunos.
“Unë të admiroj”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku me gruan e tije, Marie, me 18 Maj 1943, vizitojnë ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin.
Pas vizitës, poeti u tregua i ngazëllyer dhe tejmirënjohës. Ai vendosi për t’ja dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të Nobelit për letërsi me gjith diplomë.
Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time". "Kur Hamsun më pa për herë të parë , sytë e tij ju mbushën me lot," shënon Göbels në ditarin e tij.
Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, ai mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin e Asamblesë Kombëtare, Vidkun Quisling, bashkpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. "Po të kisha dhjetë vota, atij, të gjitha do ja kisha dhënë", shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij.
Me 7 maj 1945, në gazetën e kontrolluar nga nazistët, si nekrolog e me dhimbje përkujton Adolf Hitlerin dhe, e vlerëson si një burrë e si një patriot të madh të njerëzimit. Ja se çfarë shkruan, ndër tjerash, për kriminelin, fituesi i çmimit nobel, shkrimatari dhe eseisiti i madh i kombit norvegjez dhe i njerëzimit, Knut Hamsun: “Ai ishte një luftëtar, një luftëtar për njerëzimin dhe një predikues për të drejtën e të gjitha kombeve. Ai ishte i një karakteri të reformuar, i rangut më të lartë, ...” ”...ne, ndjekësit e tij të ngushtë, përulim, tani, kokat tona në vdekjen e tij.
Përse ngatërrohet Knut Hamsun me gazetarin shqipe? Kush është Hamsun? Vepra e tij cila është? Orientimi i tij politik?
Knut Hamsun, sot, është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe jashtë sajë. Është ky, një figurë e rëndësishme e neo - romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Romani i tijë (1890), “sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Hamsun është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshem: Ai kishte raporte tejmiqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman dhe, hapur, kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë.
Dhe kurrë nuk u pendua për orientimin e tij politik!
Pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo për përkrahjen dhe mbështetjen, që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman ne Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artisitke e letrare, që ky, i la në trashëgimi, kombit norvegjez. Po, Knut Hamsun është ikona e identitetit novegjez. Norvegjezët e ruajtën, e pastruan, e arsyetuan dhe “e kuptuan” orientimin e tij të mbapsht politik.
Tash, pyes, ku jemi ne? Cilët janë përbërësit e gazetarisë dhe akademisë shqipe? E sinqertë? E plotë? Largëhedhëse?
Heronjë, ikonat, simbolet, kritikët, akademikët dhe shkrimtarët tanë si janë? Si është intelektuali që nuk i përket e nuk e mbështetë mendimin dominues politik e mediatik? Cilin vend ua ka rezervuar, media shqipe, shpirtërave të kombit? Dje dhe sot? Ua them unë!
Këta po sulmohen. Ata po përbaltën e po prishësohen nga fjala; Nga gjuha jonë. Ka më shumë se 20 vjet që shpërtheu liria e fjalës dhe, bashkë me të, fjala e papeshuar dhe e pamenduar mirë. Ka më shumë se 100 vjet që kryeportretet shqiptare, shtyllat e letërsisë, akademisë dhe të historisë, në mënyrë prekëse e të pakuptueshme, u përdhosën, “u pushkatuan” e u ofenduan.
Gazetaria shqipe, inteligjente në ngjarjet e kohës?
Nesër, fëmijët tanë, e, fëmijët e fëmjëve tanë, do na lexjnë e do na gjykojnë. Ndërmjetësimi ynë, kuvendimi ynë, bisedimi ynë, po zotërohet nga intrigat, nga të pavërtetat, nga prapaskenat, nga krimi e poshtërimi; Shpirtëror e material. Shpresoja e besoja se shteti, institucioni i shkencës, edukimit dhe arsimit, dhe pashmangshëm, media pubike, do të mendoj, do të kundërshtoj, do të organizohet e do t’i “deli zot” vlerës, humanes “e shpirtërave” të kombit. Edhe unë, si të tjerët, dëshiroja e shpresoja; Si kombet e tjera që ditën, deshën e mundën të mbrojnë, të kuptojnë e ta pranojnë poetin e frymëzuesin e tyre të madh. Besoja se, edhe ne mund të jemi si kombi i shkrimtarit të madh, e intelektualit të madh, por kundërthënës, Knut Hamsun.
Çbëjnë shqiptarët me ikonat e tyre?
Gazetaria jonë, institucioni i lajmeve dhe shkolla e gazetarisë nuk arritën të bëhen forum për shkëmbimin e të resë, e as arenë për kritkën ndërtuese. Kjo shkollë, e këta mësues të gazetarisë, nuk arritën “t’a mësojnë” gazetarin e gazetaren se si ndahet komenti nga lajmi dhe si veçohet “ndjenja” prej “logjikës” dhe “faktit”. Media shqipe, publikja jonë, nuk ishte e aftë t’a “rregullon” fotografinë “knuthamsuniane” për ikonat e kombit. Ajo, jo që nuk diti ta “rregulloj, por e “çregulloj” fotografinë e plotë të përfaqësuese e të grupeve përbërëse të kombit e të shoqërisë sonë? Gazetaria jonë nuk kishte mundësi ta bënte këtë sepse, ajo u bë bisht i politikave ditore; u shndërrua në bisht të partisë, të fesë e, gjithsesi, në shërbim të grupeve të fuqishme (ekonomike e politike) rajonale e ndërkombëtare.
Paraqitjen e vlerave shqipe dhe qartësimin e qëllimeve kombëtare, media shqipe nuk e bëri dot, përkundrazi ajo i mjegulloj këto, ajo i fshehi këto?
Gazetaria jonë nuk ka qasje të plotë në intelegjencë, ajo po frymëzohet nga diçka tjetër...!
Add new comment