Qeveria e propozon me ligj: “Letra nga Populli” kundër denoncimeve të medias online. Paligjshmëria përcaktohet nga “lexuesi”!!!

Postuar në 07 Mars, 2016 20:54

Të gjithë e mbajmë mend sesi qeveria aktuale futi veten në grackën e një debati që u hap nga nisma për kriminalizimin e shpifjes. Siç u mor vesh atëherë, propozimi i një projekltligji, apo ndryshimi ligjor nga deputetja Majlinda Bregu, sillte si rrjedhojë mbylljen e gojës në mediat online, që po lënë pa gjumë politikanët e këtij vendi. Kryeministri Edi Rama, doli dhe kërkoi falje, duke pretenduar se “në asnjë rast nukk kishte qenë synim censura”, dhe se kishte patur një keqkuptim, por sot, ministrja për Inovacionin e bëri veten të vlefshme për qeverinë kur organizoi një seancë konsultimi për “ndryshimet në ligjin "Për Tregëtinë Elektronike". Në njoftimin që kjo ministri përcjell thuhet ndër të tjera se:  

“Ndryshimet e propozuara me projekt-ligjin e paraqitur së fundmi synojnë: Ndryshimin e titullit, duke qartësuar se ky nuk është thjesht një ligj për tregtinë elektronike po për shërbimet e shoqërisë së informacionit; Qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar; Vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme. Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë ç'aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil...”(http://www.inovacioni.gov.al/al/newsroom/lajme/konsultim-publik-mbi-ndryshimet-ne-ligjin-per-tregtine-elektronike).  

Pra në ligjin “Për Tregëtinë elektronike”, bëhen ndryshime që synojnë të ngushtojnë sërish shprehjen e pakënaqësisë politike ndaj bandës që drejton Shqipërinë prej 25 vitesh. BANDËS.

Ministrja Harito dha edhe një prononcim(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=321240#k2) ku nga sa merrej vesh ishte ajo se praktika e raportimit që p.sh aplikon “Facebook”, të ndiqet edhe në portalet online. Siç duket media online po nyjëton debatin dhe opinionin duke i hequr monopolin mediave tradicionale që janë shumë më të shantazhueshme dhe më të kompromentuara me pushtetin.  

Po çfarë është përmbajtje e paligjshme? Dhe si deifinohet ajo sipas kuptimit që jep ligji?

Le të mendojmë për një moment se rubrika të tilla do të vendosen në çdo portal online dhe sa herë që ka një lajm apo shkrim që lidhet me procedura prokurimi, për debate në mbledhjet partiake, apo për informacione që përdorin burime të paautorizuara dhe jozyrtare, një lexues hyn dhe raporton paligjshmërinë e tij. Le të sjellim ndërmend armatën e madhe të komentuesve të organizuar nga partitë politike në Shqipëri, njësoj si "akademia" e trollëve për të cilët akuzohet sot Vladimir Putin në Rusi. Në një rast çfarëdo një troll partie hyn dhe raporton se iks përmbajtje është e paligjshme. Që këtej portali do të duhet të çaktiviozjë përmbajtjen. Ky është thelbi dhe kjo që na sugjeron ministrja që ka ardhur nga Franca ka dy rrjedhoja:  së pari, transferimin e detyruar të “transparenca.al” në çdo faqe online, duke pohuar kështu se inicitiva e kryeministrisë ishte një faliment qesharak që gajasi Shqipërinë për një vit e ca dhe së dyti, praktika në fjalë e likujdon përgjegjësinë e redaktorit, sa kohë i jep të drejta "ekskluzive" “Lexuesit”.

Ku qëndron atëherë roli i gjykatës dhe kërkesa për etikë kur shteti mendon të çmontojë natyrën denoncuese të medias, përmes gjethes së fikut që quhet “përmbajtje antiligjore”? Ky donkishotizëm nuk provon asgjë më shumë sesa frikën që ka mbërthyer një pjesë të politikës nga media online, duke futur në punë metodat “Erdogan” të mbylljes së gojës pas fasadës së ligjshmërisë dhe “letrave nga populli”. Po hapet një betejë e cila dihet sesi do ta ketë përfundimin, një betejë që po detyron përdorimin e të gjitha goditjeve, të cilat fatmirësisht me mundësitë që ofron teknologjia janë të shumta.

Më poshtë ndryshimet e propozuara në ligj:

fNë shkronjën a) fraza “që ofrohen përkundrejt pagesës” të zëvendësohet me frazën “që

ofrohen kryesisht përkundrejt pagesës”

2. Paragrafi i fundit pak pikës iii) të shkronjës a) ndryshohet si më poshtë:

Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë veprimtaritë ekonomike që konsistojnë

në shitjen e mallrave online, në shërbimet e ofruara pa pagesë sic janë shërbimet që

ofrojnë informacion, komunikime tregtare, mjete të kërkimit të informacionit, aksesin dhe

shkarkimin e të dhënave në Internet; Shërbimet e shoqërisë së informacionit përfshijnë

gjithashtu shërbimet që konsistojnë në transmetimin ose ruajtjen e informacionit të

siguruar nga marrësi i shërbimit përmes një rrjeti komunikimi. Veprimtaritë ekonomike

ku shpërndarja e mallrave apo ofrimi i shërbimeve bëhet jo elektronikisht, apo kur

shërbimi ofrohet jo me kërkesë të vetë marrësit, nuk përbëjnë shërbime të shoqërisë së

informacionit.

3. Shkronja ç) riformulohet si më poshtë:

ç) "Marrësi i shërbimit" është çdo person fizik ose juridik, i cili, për qëllime profesionale

apo të ndryshme, përdor një shërbim të shoqërisë së informacionit, në mënyrë të

veçantë, për qëllime të kërkimit të informacionit apo bërjen e tij të aksesueshëm.

Marrësi i shërbimit përfshin të gjitha llojet e përdorimit të shërbimeve të shoqërisë së

informacionit si personat që ofrojnë informacion në Internet (ofruesit e përmbajtjes)

ashtu dhe personat që kërkojnë informacion në Internet për qëllime private apo

profesionale.

4. Pas shkronjës j) shtohet shkronjat k), l) dhe ll) me këtë përmbajtje:

k)“Autoritet përgjegjës” në kuptim të këtij ligji është autoriteti/et që në bazë të

legjislacionit në fuqi ka kompetencë parandalimin, monitorimin dhe mbikqyrjen e

veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit kibernetik.

l)”Ofrues i shërbimeve ndërmjetëse” është çdo person fizik apo juridik që në funksion të

ofrimit të shërbimeve të informacionit, kryen një ose disa nga aktivitetet e përcaktuara në

nenet 15, deri në 18 të këtij ligji.”

ll)“Përmbajtje e paligjshme” janë përmbajtjet e përcaktuara në Kodin Penal si

përmbajtje të ndaluara për t’u shpërndarë me anë të sistemeve kompjuterike.”

Neni 3

Në fund të nenit 5, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

3. Përgjegjësitë e ofruesve të shërbimeve ndërmjetëse që mundësojnë transmetimin e

thjeshtë, ruajtjen e shpejtë apo hostimin e përmbajtjes së siguruar nga marrësi i

shërbimit, përcaktohen në Kreun V të këtij ligji.

Neni 4

Në fund të nenit 7, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Në rast mos respektimi të detyrimeve të pikës 1 të këtij neni, marrësi i shërbimit, ka të

drejtë të ankohet pranë autoriteteve zbatuese për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit

dhe/ose tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave

Personale sipas rastit të shkeljes së konstatuar”.

Neni 5

Në fund të nenit 9, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Në rast mos respektimi të regjistrit të përjashtimit nga ofruesi i shërbimit apo

dërgimit të komunikimeve tregtare pa marrë miratimin paraprak të marrësit të shërbimit,

ky i fundit ka të drejtë të ankohet pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe

Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Neni 6

Në fund të shkronjës d) të nenit 16 shtohet fjalia: “Në çdo rast veprimi për heqjen apo

çaktivizimin e informacionit të ruajtur bëhet brenda 48 orëve nga marrja e informacionit”.

Neni 7

Neni 17 riformulohet si më poshtë:

Neni 17

Hosting

1. Ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit që kryen hostimin e të dhënave apo

ruajtjen e informacionit të siguruar nga marrësi i shërbimit nuk është përgjegjës për

përmbajtjen e informacionit nëse:

a) nuk ka ose nuk mund të ketë dijeni për veprimtarinë e paligjshme të marrësit ose të

përmbajtjes së informacionit dhe, për sa u përket pretendimeve për dëme, nuk është

në dijeni të fakteve a rrethanave prej të cilave rrjedh aktiviteti apo informacioni i

paligjshëm

b) me marrjen e këtij informacioni, vepron menjëherë për të hequr ose çaktivizuar

aksesin në informacion brenda 48 orëve.

2. Ofruesi i shërbimit nuk përjashtohet nga përgjegjësia sipas pikës 1 të këtij neni në rast se

marrësi i shërbimit vepron në emër ose nën kontrollin e ofruesit të shërbimit.

Neni 8

Në fund të shkronjës b) të nenit 18 shtohet fraza “brenda 48 orëve”.

Neni 9

Pas pikës 1, të nenit 20 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

1/1“Ofruesit e shërbimit të shoqërisë së informacionit që ruajnë apo hostojnë informacionin

e marrësit të shërbimit janë të detyruar të ofrojnë në faqen e tyre rubrikën për raportim

të një materiali apo informacioni të paligjshëm të ruajtuar apo hostuar prej tyre, si dhe të

hartojnë dhe publikojnë në faqet e tyre të internetit rregullat e administrimit të

pëmbajtjes të siguruar nga marrësi i shërbimeve përfshirë rregullat për rastet e heqjes,

çaktivizimit të aksesit në përmbajtjen e paligjshme”.

 

 

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.