tregetia elektronike
Vizion obskurantist, për një “republikë dixhitale”
Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj i cili synon të formalizojë botën e faqeve online dhe të vendosë rregulla në emër të mbrojtes së qytetarëve, që preken nga teknologjia e lirisë së informacionit. Për t’i rënë më shkurt, Ministria e Inovacionit ka marrë ligjin Nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”, dhe e ka modifikuar atë, duke e përshtatur dhe për ato që ajo i quan “portale”.
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, teknike dhe politike.
Qeveria e propozon me ligj: “Letra nga Populli” kundër denoncimeve të medias online. Paligjshmëria përcaktohet nga “lexuesi”!!!
Të gjithë e mbajmë mend sesi qeveria aktuale futi veten në grackën e një debati që u hap nga nisma për kriminalizimin e shpifjes. Siç u mor vesh atëherë, propozimi i një projekltligji, apo ndryshimi ligjor nga deputetja Majlinda Bregu, sillte si rrjedhojë mbylljen e gojës në mediat online, që po lënë pa gjumë politikanët e këtij vendi.