Kriza e refugjatëve/Trupa ushtarake italiane në kufi me Greqinë po qe e nevojshme

Postuar në 08 Mars, 2016 10:44

Në një intervistë për “Tv Report” Sekretari i Shtetit për çështjet europiane në Qeverinë italiane Sandro Gozi, ka deklaruar se Italia do të asistojë Shqipërinë në kuadër të krizës së refugjatëve edhe me trupa po qe e nevojshme. “Ne duam të finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare që do të na mundësonte t’i jepnim një ndihmë konkrete Shqipërisë. Në këtë moment po zhvillohet samiti i lidërve të BE-së dhe kryeministri Renzi do të kërkojë që në paketën e asistencës për Ballkanin Perëndimor të përfshihet padyshim edhe Shqipëria kur të jepen instrumentat e rinj apo dhe ndihmat financiare për të menaxhuar fluksin e emigrantëve. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunohet në këtë drejtim pasi janë tema që nuk mund të trajtohen nga një vend i vetëm. Italia është e gatshme, dhe madje që në ditët e ardhshme mund të kalohet në dorëzimin e materialeve dhe instrumentave për të menaxhuar më mirë kufinjtë.
Për momentin bëhet fjalë për instrumenta mekanikë apo makina. Eshtë e qartë se tani duhet të finalizojmë këtë memorandum bashkëpunimi dhe më pas do të shohim, urojmë që jo, por nëse do të jetë e nevojshme do të shohim çfarë bashkëpunimi tjetër do të ndjekim. Por sigurisht që Italia do të jetë në krah të Shqipërisë nëse do të krijohej një situatë e nevojshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha ai.

https://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/forcat-italiane-kthehen-n--kufiri...

Comments

Submitted by Patrioti (not verified) on

Vetem trupa italiane, ne kufirin shqiptaro- grek, lutemi mos te kete, mbasi edhe kete gje kemi mangut. Akoma greket nuk kane hequr LIGJIN E LUFTES ME SHQIPERINE, nga qe italianet sulmuan greqine, ne vitin 1939, nepermjet tokes shqiptare. E fillojne italianet e na ngelet kopili neve fukarenjve , qe, si atehere me 1939, ashtu edhe tani, kemi qene e jemi pa breke ne bythe. Edhe tani. Italianet interesohen vetem per te mbrojtur italine, e jo se u kercet shume per shqiperine.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.