Brazili përdor tjetër gjuhë nga SHBA/Arrestohet përfaqësuesi i “Facebook” për Amerikën Latine. Refuzoi dorëzimin e të dhënave për një hetim trafiku

Postuar në 01 Mars, 2016 22:02

Në SHBA FBI-ja po vazhdon betejën ligjore me kompaninë “Apple” për dekodimin e një telefoni që i përket një personi të dyshuar si i përfshirë në aktet terroriste dhjetorin e kaluar. Por krejt ndryshe veprohet në Brazil. Policia ka arrestuar zv.presidentin e “Facebook” për Amerikën Latine, Diego Dzodan, i cili ka refuzuar vazhdimisht të zbatojë një vendim gjykate që urdhëronte dorëzimin e të dhënave të nevojshme për një hetim për trafik droge. Urdhëri i arrestit u dha nga një gjykatës në shtetin verilindor të Sergipes dhe erdhi pasi gjykata kishte gjobitur dy herë kompaninë për refuzim të dhënash të shkëmbyera në shërbimin “WhatsApp” që posedohet nga “Facebook”. Kompania deklaroi zhgënjimin e vet me “masat e papërshtatshme dhe joproporcionale”. Në dhjetor shërbimi “WhatsApp” u pezullua për 48 orë pikërisht për këtë arsye.

http://www.bbc.com/news/world-latin-america-35700733

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.