Parku i Liqenit/Fëmijët do të luajnë pranë një “Grand Kafe”
Gazeta “Shqip” publikon sot një dokument që provon se ndërtimi te Parkuni Liqenit të Tiranës, për të cilin protestohet sot, është nisur të projektohet që në maj të vitit 2015. Iniciativën e ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka kontaktuar sipërmarrje private pqr konsulencë për hartimin e masterplanit të liqenit dhe pesë projekteve pilot. Po dje arkitekti gjerman i këndit të lojërave, Peter Ëilson, shpjegoi në një intervistë televizive se “parku do të jetë 50 për qind më i madh, ndërsa do të ketë edhe një urë përmes liqenit”. Por gazeta në fjalë ka siguriar dokumentet e projektit sipas të cilave rezulton se krahas këndit të lojërave do të ndërtohet edhe një lokal i quajtur “Grand Kafe”.
Ky objekt është përmendur nga protestuesit, por ai nuk figuron në asnjë njoftim të Bashkisë, e as në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në profilin e vet në Facebook. Thuhet në dokumentin e siguruar nga “Shqip”: “Zona e këndit të lojërave, sipas masterplanit, është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me një hapësirë tjetër të quajtur ‘Grand Kafe’, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit, të cilët duke pirë një kafe ose duke lexuar një gazetë kanë në kontroll fëmijët e tyre...Sipas saj, në majën e kodrës, tarraca e “Grand Kafe” është e pajisur me kioskë akulloreje, gazete, platformë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun, si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë. Zona e përzgjedhur për këndin e lojërave, në vazhdimësi të propozimeve në master plan lidhet me një shëtitore, e cila zgjatet drejt liqenit, ku është vendosur klubi i vozitjes dhe një pishinë publike lundruese brenda në liqen, të cilat mbulohen nga një platformë dritash e quajtur “Tufa e xixëllonjave”.
Nëse pranojmë se për këtë zonë ka një masterplan të miratuar dhe ajo hyn te projektet pilot, atëherë edhe lokali në fjalë do të ndërtohet. Në zonën ku flasim vetëm lokalet nuk mungojnë ndaj ky mendim kaq i thelluar për prindërit që “kontrollojnë fëmijët në distancë” nuk duket dhe aq i sinqertë.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/23/dokumenti-ne-app-afer-kendi...
Add new comment