“Serbia hodhi 20 milionë $ për destabilizimin e Shqipërisë. Dosjet nuk u hapën sepse dezintegroheshin mijëra familje. Enveri...kishte të drejtë për Luftën”

Postuar në 19 Shkurt, 2016 04:32

Ish-kryeministri dhe ish-president i Republikës, Sali Berisha ka dhënë dje një intervistë për “Channel One” ku ka prekur thuajse të gjitha temat kryesore të 25 viteve të fundit. Kanë rëndëis të theksohen disa momente, pasi Berisha ka qenë pjesë e vendimmarrjes, e cila jo rrallë i ka lënë qytetarët të hutuar, të zhgënjyer dhe shpesh pa përgjigje. Pse nuk u hapën dosjet, çfarë roli kanë shërbimet e huaja në fillimin e pluralizmit dhe disa konsiderata për Luftën dhe Enver Hoxhën, janë disa momente që po i përcjellim më poshtë:

Për fillimet e pluralizmit:

Ish kryeminsitri Vilson Ahmeti ka thënë se shkatërimet e viti 91 i shkaktoi sigurmi i shtetit serb. ndërsa ju keni thënë se dhe eksodin e gushtit të vitit 1991 dhe pakënaqësi të tjera ia atribuoni Sigurimit të Shtetit. A keni prova për këtë?

Absolutisht të gjitha janë të faktuara. Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithcka që të mbeten në pushtet si Gorbaçovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë.

A e konfirmoni atë që është shkruar në media që në parlamentin serb është thënë që ku shkuan 20 milionë dollarë që dhamë për destabilizimin e Shqipërisë?

Absolutisht po. Unë kisha informacion edhe për personat që i kishin sjellë.

Si ka mundësi që ju keni qenë 5 vjet president, 8 vjet kryeministër dhe në periudhën që ju keni drejtuar nuk është dënuar një shqiptar i lidhur me agjenturën serbe?

Kjo është realtive. Se nuk është tamam kështu, por ka dhe që janë dënuar, por jo sa duhet, sepse veprrimet e kryera nga agjentura serbe ’90 – ’92 i mbuloi ajo shqiptare. PD nuk kishte asnjë lloj aksesi dhe fuqie në vitet ’92. Ata që janë dënuar nuk ka interes ti bëjmë publikë.

Pse nuk u hapën dosjet?

Jeni shprehur se po të gërmohet në dosjet e sigurimit të shtetit do të ndodhte një tragjedi kombëtare dhe këtë e ka kundërshtuar shumë fort shkrimtari Ismail Kadare.

Unë mbaj pikëpamjen time, sepse kanë ekzistuar rreth 140 mijë dosje agjentësh Sigurimi Shteti. Kishte prej tyre që kishin spiunuar shkrimtarë, dhe padiskutim që përqëndrim të madh kishite te shkrimtarët sepse ishin figura publike, por ky përqëndrim ishte edhe në skajet më të largëta dhe në çdo qoshe të vendit, ku rekrutonin vëllain për të denoncuar vëllain, rekrutonin djalin për të denoncuar të atin, rekrutonin nusen për të denoncuar burrin, dhe n.q.s ky kapitull hapej në Shqipëri, mund të krijohej një dezintegrim të mijëra-mijëra familjeve.

Për Luftën dhe Enver Hoxhën:

Në 12 janar 1991 keni thënë për Zërin e Amerikës: “Unë personalisht nuk dua dhe nuk do të mohoj asgjë pozitive që ka arritur Shqipëria gjatë 40 apo 400 viteve, por unë nuk pranoj kurrë popullin tim si një popull paralitik që çdo gjë ia kanë dhuruar” dhe “Enver Hoxha udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare, shkëputi Shqipërinë nga Traktati i Varshavës duke korigjuar kështu një gabim të madh historik që e kishte renditur vendin tonë në një botë nga e cila kishte parë mjaft të zeza. Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritje të pamohueshme në shumë fusha. Por ai ndërtoi një regjim diktatorial në Shqipëri dhe ishte një diktator. Drejtimi i gabuar që në fillim i çështjes kombëtare, kulti i madh që ngriti më vonë, lufta politike ndaj kundërshtarëve, lufta e klasave, politika izolacioniste që ndoqi, aleancat fatkqe që zgjodhi janë ndër faktorët kryesorë të krizës së madhe ekonomike politike dhe sociale që përjeton sot Shqipëria”. A i mbaheni sot kësaj?

I përmbahem plotësisht. Unë i përkas atyre që e konsiderojnë veprim të drejtë organizimin e rezistencës ndaj pushtuesve. Këtu unë nuk kam asnjë hezitim. Unë jam person që jam marrë shumë me histori. Natyrisht nqs mbizotëroi Enver Hoxha, mbizotëroi për shkak të dobsisë së nacionalistëve shqiptarë. Ata që udhëhoqën luftën, SHBA dhe Britania e Madhe nuk kishin asnjë pasion për të ndihmuar në Shqipëri forcat komuniste. Por ata ndihmonin ata që luftonin me parimin “një armë, një pushkë, çdo burri dhe gruaje që lufton”.

Po bëni fajtor Abaz Kupin?

Jo, përkundrazi ai është nga më luftëtarët. Ai është një hero i vërtetë. Por të jemi realistë, nacionalizmi ynë ëshë nacionalizëm që ka pasur momente të lavdishme dhe momentet e rënies të tij. Nacionalizmi shqiptar çliroi Kosovën dhe kjo është një nga faqet me te ndritura në historinë e një kombi. Nacionalizmi shqiptar nuk ishte tërësisht i kthjellët në vitet 12, nuk arriti të marrë flamurin e Luftës Clirimtare megjithëse është i pari që nisi luftën, i pari që shkrepi pushkën por nuk arriti kurrë të kapë dhe të bëhet flamurmbajtës kryesor i rezistencës së shqiptarëve. Dhe për fain tonë më të zi u bënë ata që do u bënin gjëmën Shqipërisë, u bënë serbët që erdhën dhe themeluan… Por po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenare. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë.

Edhe për largimin nga Traktati i Varshavës?

Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndëruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas dardanelëve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë. Natyrisht, barbaritë që bëri, e bënë Hoxhën Hitlerin e shqiptarëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.