"Premtimi" i BERZH: Qindra milionë euro financime për bujqësinë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep shpresa se kërkesa për financime në sektorin e bujqësisë do të çlirojë shuma të mëdha. Drejtoresha e BERZH-it për Europën Juglindore dhe Qendrore Sylvia Ganser-Potts, ka deklaruar sot se në Shqipëri mund të aplikohet një skemë pilot. “Bujqësia është një sektor me potenciale të mëdha dhe qeveria është shumë e interesuar që ky program të funksionojë. Ne do ta nisim dhe do të shohim sesa kërkesë ka nga kompanitë. Nëse skema funksionon, masa e financimit do të rritet në disa qindra milionë euro, për të përballuar të gjithë kërkesën. Ky është një program, që do të zgjasë, por ne jemi të sigurtë se, ai do të shndërrohet në një skemë masive financimi. Kjo është një skemë inovative, që do të shërbejë si pilot edhe për vendet e tjera. Paketa nuk siguron vetëm financime. Paratë janë të rëndësishme, sigurisht, por veç tyre ne po sigurojmë edhe konsulencë, si për bankat, ashtu dhe për fermerët. Skema do të jetë fleksibël. Nëse diçka nuk shkon siç duhet, programi do të ndryshohet deri sa të funksionojë”, tha ajo. Për të mundësuar skemën e kreditimit nga bankat, qeveria shqiptare dhe BERZH ranë dakord që të vendosin 75 milionë euro si garanci e cila “u kompenson bankave 50 për qind të humbjeve, për kreditë që nuk kthehen”.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=319763#kryesoret
Add new comment