LSI vs PS për Byronë e Hetimit
Miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit ngjan si një lëvizje e papritur nga qeveria po t’i referohemi deklaratave të krryeministrit se ngritja e kësaj njësie do të ishte pjesë e paketës për reformës në drejtësi dhe për këtë do të pritej mendimi i Komisionit të Venecias. Tv Klan raporton se drafti që kaloi në qeveri u kundërshtua nga ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ndonëse pak orë më vonë kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp për të përshëndetur vendimin. Divergjencat për ngritjen e kësaj strukture duket se janë më shumë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Intergrim sesa mes qeverisë dhe opozitës. LSI është treguar shumë aktive në deklarata, përfshi edhe atë të kryetarit të saj se e rëndësishme për Byronë Kombëtare të Hetimit është respektimi i parimeve të Kushtetutës. Kjo lëvizje e qeverisë vjen pak ditë pas vendimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla për të kthyer Njësinë Antikorrupsion, të cilën e kishte shkrirë po vetë. Iniciativë që duket se ka për nxitës pikërisht LSI-në, pasi në krye të saj u emërua prokurori Ramadan Troci Troci, i cili u bë i njohur pas arrestimit të Fullanit dhe Shpëtim Gjikës, por sidomos me lajmin – Facebook ku ai shprehte adhurimin e vet për Ilir Metën(http://www.respublica.al/content/prokurori-troci-lavde-në-facebook-për-moton-e-fundit-të-metës-“me-qetësi-dhe-dashuri”).
Add new comment