LS
LSI vs PS për Byronë e Hetimit
Miratimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit ngjan si një lëvizje e papritur nga qeveria po t’i referohemi deklaratave të krryeministrit se ngritja e kësaj njësie do të ishte pjesë e paketës për reformës në drejtësi dhe për këtë do të pritej mendimi i Komisionit të Venecias. Tv Klan raporton se drafti që kaloi në qeveri u kundërshtua nga ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ndonëse pak orë më vonë kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili doli në një konferencë për shtyp për të përshëndetur vendimin.