Shënim: Kush gënjen, Saliu apo Saimiri?

Postuar në 08 Janar, 2016 11:35

Ka disa ditë që Sali Berisha e quan gënjeshtar Saimir Tahirin, në lidhje me numrin e vrasjeve të 2015-ës, të deklaruara nga ky i fundit. Tahiri deklaroi para disa ditësh se numri i vrasjeve në 2015-ën ishte 54, sa gjysma e atyre që ndodhën në 2013-ën. Ndërsa Berisha ka deklaruar që, nga burime brenda policisë, i rezulton se numri i vrasjeve për vitin 2015 ishte 136.

Kush ka gënjyer? Në kushtet kur ekziston Google, është shumë e lehtë t’i jepet përgjigjia kësaj pyetje. Nga një kërkim në Google i mediave shqiptare në internet, rezulton se gjatë 2015-ës janë raportuar 53 vrasje, një më pak se sa deklaroi Tahiri dhe 84 më pak se sa deklaroi Berisha.

Dhe mediat shqiptare shquhen për raportim edhe të plagosjeve të lehta, e jo më për vrasjet…

Comments

Submitted by ISHSALBERI (not verified) on

Edhe njehere siperhere,
Del Saliu si i dhjere,
Por, terr syri nuk i ben,
Pa thane ato,
Qe AI ka ndermend,
Sepse kshtu asht politika,
Pirdh me goje, sa t'zgjase dita,
Sa t'helmoje gjithe dyrnjane
Deri sat'na bejehatane.

Submitted by enis mataj (not verified) on

I dashur autor I Respublica.
Une disponoj pothuajse te plote listen e personave te vrare apo te vetevrare gjate vitit 2015 ne Shqiperi, te reportuar nga mediat shqiptare. Ato jane 78 te vrare dhe 28 te vetevrare. ( te pakten te tille jane raportuar nga media.) Pra jane emra konkrete, te cilet nuk jetojne me. Jam i sigurt se ka pasur te pakten edhe 9 vrasje te tjera te cilat une nuk i kam rregjistruar ne recordet e mia. Pra, sipas meje ne vitin 2015 kane ndodhur 87 vrasje dhe 28 vetevrasje. Ne total kane humbur jeten 115 persona.
Çuditem se si gazetaret nuk i kane keto lista. Dhe cuditem akoma me shume me departamentin e Sigurise Publike ne seline e PD-se. Eshte detyre e tij e pare t'i raportoje publikut te gjitha krimet e ndodhura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.