Bie ekskluziviteti i Rinasit. A ka vullnet qeveria të negociojë edhe konçesionet e tjera?
Qeveria shqiptare ka arritur që të negociojë ekskluzivitetin e konçesionarit të Rinasit për të hapur kështu rrugën e vënies në punë të aeroporteve të reja. Një lajm i mirë padyshim ky dhe kjo për meritë të qevërisë shqiptare e cila nuk ka asnjë përgjegjësi për konçesionin që mban firmën e Fatos Nanos. “Vizion Plus” raporton diçka mbi termat e marrëveshjes së re që lejon hapjen e aeroportit të Kukësit. “Burime kofidenciale për Vizion Plus, thonë se qeveria është në prag të miratimit të negociatave të gjata, që pala shqiptare pati me koncesionarin dhe është rënë dakord që pas miratimit të kontratës së re, të fillojë punën menjëherë aeroporti i Kukësit. Të njëjtat burime thonë se pala gjermane, nuk ka dashur të lëshojë ekskluzivitetin që ka në Shqipëri, pasi do t’i sillte fitim të munguar në vite: Për këtë ajo ka kërkuar fillimisht që të zgjatet kontrata që ajo ka në Rinas edhe me 5 vite të tjera, por më pas marrëveshja e arritur është se nëse qeveria shqiptare vë në punë Kukësin, atëherë kontrata e me gjermanët zgjatet dhe 2 vjet. Negociatorët e marrëveshjes kanë paraqitur planin dhe mundësitë e ndërtimit të aeroporteve të tjera, dhe ka një projekt për një të tillë në jug të vendit. Nëse kjo realizohet atëherë koncesionari kërkon zgjatje në viteve të kontratës edhe me 5 të tjerë, por kjo formulë do të aplikohet në varësi të datës që mund të ndërtohet, largësisë që do të ketë dhe numrit të fluturimeve që do të marrin”, informon VP(http://vizionplus.al/marreveshja-e-qeverise-me-tia-n/). Siç shihet pala gjermane ka interes të qëndrojë në Shqipëri megjithëse humb ekskluzivitetin. Dhe nuk kërkon shumë mendje për të kuptuar se sa janë fitimet në fushën ku ajo operon. Ky negociim tërheq vëmendjen në një qëndrim thuajse absurd të qeveriaë aktuale, ose kryeministrit që në një dalje të fundit për mediat deklaroi se “konçesionet janë të blinduara juridikisht”. A është kjo e vërtetë? Biznesi do të bëjë çmos që të mos humbasë investimin, por asnjë biznes i madh nuk do të humbasë sidomos tregun. Dhe këtu mundet që qeveria mund të hynte në aksion shumë shpejt. Rasti i tërheqjes së “Bankers Petroleum”, në një kohë kur logjika e ngjarjeve dhe deklarimet e kompanisë kanadeze çonin ujë në hullinë e një arbitrazhi nuk u vërtetuan. Pse u tërhoq Bankers? Ndoshta mënyra si operon biznesi në Shqipëri krijon detyrimisht shumë vrima, justifikimi i të cilave në aspektin ligjor bëhet shumë i vështirë. Edhe njëherë: në krye të qëllimit të një biznesi është fitimi dhe tregu, ndaj shumëçka negociohet. E njëjta qeveri deklaroi se konçesionari i skanimit në dogana, fituar nga “Rapiscan” është i blinduar juridikisht, por arriti që t’i ulte vlerën e përgjithshme të kontratës me 100 milionë dollarë dhe më tej akoma: të rinegocionte termat për biznesin fason. Një përzgjedhje që mban erë ndërhyrje politike, sa kohë politikani që ka dalë si zëdhënës i fasonëve është Ilir Meta. Konçesionari i markimit të karburanteve kërcënoi me ndërprerje të punës para disa kohësh, por ja që puna rinisi. Vetëm pardje u bë e ditur se ka nisur puna për rishikimin e konçesionit të pullave fiskale që ka disa vite. Mund të pyesim: si është e mundur që vihen kaq shpejt në punë mekanizmat e rinegociimit për “kontrata të blinduara juridikisht”? E vërteta është se pas disa konçesioneve qëndrojnë biznesmenë vendas, pavarësisht se emrat e kompanive janë gjithëfarëshe. Dhe si të tillë marrëdhënia me pushtetin ka favorizuar shumëçka, pa folur këtu për spekullimet se ka edhe politikanë që janë aksionerë direkt në investime të tilla. Interesat ndërthuren kaq shumë dhe zbulohen kaq shpejt saqë çdo qeveri në Shqipëri ka instrumente rinegociimi. Por kjo është çështje vullneti më shumë sesa “blindimi kontratash në planin juridik”. Rastet e fundit po e dëshmojnë këtë gjë.
Comments
Me ne fund, u finalizua ajo
Me ne fund, u finalizua ajo qe pritej, heqje e ekskluzivitetit.
Po te presesh bileten e avionit Tirane-Rome-Toronto, e anasjelltas (vajtie-ardhje), por bileten ta presesh ne Kanada e jo ne Shqiperi, eshte 40 % deri 50%, bileta me e lire, se sa te presesh bileten ne Shqiperi. Kjo eshte e vertetuar, keshtu qe nuk ka asnji koment.
Te shohim me kete heqjen e ekskluzivitetit, se sa do te lehtesohet xhepi yne nga dora e rende koncensionarit, me prapavije politike.
Gjithsesi, jam skeptik. Deri tani, nga keta politikanet tane, vetem llafw, llafe e vetem llafe. Pra, nji mut deri me sot.
Te shohim.
"Kontrate e blinduar
"Kontrate e blinduar juridikisht" nuk eshte e njejta gje me "kontrata te pandryshueshme sa te jete bota". Nje kontrate mund te negociohet, dhe ndryshohet por nese njeres pale nuk i pelqejne keto ndryshime, mund te fshihet pas blindit juridik. Ne kete rast koncesionaret e Rinasit negociuan sepse praktikisht ata morren nje zgjatje 10% te kontrates ne te njejten kohe qe koncesioni i tyre me ngadale po i afrohet fundit. Ata nuk e bene fare per te ruajtur tregun dhe te tjera gjera qe fantazon autori - dhe para disa viesh ata as kishin nevoje fare per tju futur diskutimeve te tilla kur ju kerkua nga qeveria shqiptare e asaj kohe..
Add new comment