Rasti Vëngu, "nipi i nomenklaturës" nuk është i vetmi me dyshtetësi në Ministrinë e Jashtme

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 10:36

Në diplomacinë shqiptare, shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Pirro Vengu nuk është i vetmi nëpunës me dy shtetësi.
Në një përgjigje zyrtare drejtuar “Gazeta Shqiptare”, MPJ sqaron se në total janë 9 nëpunës që veç pasaportës shqiptare kanë edhe një tjetër të huaj. Ndërkohë që nuk preferon të bëjë publike emrat dhe funksionet që ata mbajnë në Shërbimin e Jashtëm, MPJ thotë se ky fakt nuk përbën skandal pasi sipas saj “Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike nuk e ndalon mbajtjen e dyshtetësisë për diplomatët.
Nga ana tjetër, Ligji ynë nr.23/2015 ‘Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë’ nuk e ndalon një gjë e tillë. "Verfikimi i pastërtisë dhe sigurisë të çdo individi i cili angazhohet në shërbimin e jashtëm është objekt i punës së organeve të specializuara në fushën e sigurisë. Ju bëjmë me dije se në shërbimin e jashtëm vetëm 9 nëpunës kanë dyshtetësi. Për sa i përket emrat e nëpunësve me dyshtetësi, informojmë se kjo çështje është objekt i ligjit ‘Për mbrojtjen e të Dhënave Personale’ dhe në këto kushte emrat e nëpunësve, mbajtës së dyshtetësive nuk mund të bëhen të ditura”, – sqaron ministria e Punëve të Jashtme në reagimin e saj zyrtar për “Gazeta Shqiptare”.
Rasti Vëngu u kthye në një çështje të debatuar mes qeverisë dhe opozitës për shkak se shefi i Kabinetit të ministrit të Jashtëm u thirr për të kryer shërbimin ushtarak nga shteti grek. Por si ministri Bushati, si kryeministri e injoruan këtë fakt duke thënë se çdo gjë është konform me ligjin. Përveç këtij fakti polemika ngjalli edhe lidhja familjare e Vëngut me ish-funksionarë të Lartë të regjimit komunist.

Comments

Submitted by Çuni i mamase s... (not verified) on

Nuk ndodh rralle qe, E Qeshura eshte shenje renieje, frike, ngerçi, ikjeje...
Nuk duhet te kishe pranuar pushtet, nese vertet besoje se origjinoje prej shtrati dopjo komunistesh.
Nuk ka si te jesh i qete dhe i sinqerte, apo i besueshem, me Perendimoret, teksa vjen prej asaj Urrejtjeje qe shkaktonte krim ndaj atyre qe e donin Ameriken dhe Europen asaj kohe...

Komunizmi ishte nje lloj shtetesie edhe me e lige se fqinjet me te liq.

Mjere ai popull, qe merr persiper t;ju duroj...

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Vengu, nuk eshte as i pari e as i fundit. Keshtu ka qene e keshtu do te jete. Nga veriu e tatepjete. Edhe ne kabinetin e Salushushushit ka patur sa te duash. Edhe deputete, nga te dy krahet e politikes, sa te duash. Ti ke sot, shefin e SHISH, Visho Ajazin, me dy shtetesi, shqiptare e kanadeze. A doni me ?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Perseri shkelqim ne komentin e Ndocit. Ndoci thote me fjale te tjera (me falni perdorimin e ndonje fjale te papershtatshme) perderisa nuk na ka arritur mu.ti deri ne gushe, por jemi te zhytur deri ne mes ne mu.t, perse duhet te shqetsohemi e te mundohemi te pastrohemi, jemi mire keshtu si jemi, aq me teper qe edhe ne kohen e Saliut keshtu ishim me mut deri ne bel. Mblidh menjen or taj Ndoci i Dudajve, nje gje qe eshte keq, eshte keq dhe duhet ndrequr, nuk pi me uje argumenti qe perse ankoheni, a nuk ishte keshtu edhe ne kohen e Salushushushit (kjo eshte gjetje e mrekullueshme Ndoc, me kete ia dave plackat Saliut, e more n'qafe). Pastaj ot taj Ndos ne Edvin Kristaq Ramen prandaj e zgjodhem , qe te rregullonte ato qe prishi Salushsushsushsushi apo jo?

Submitted by Latif Bora (not verified) on

Cfaredo qe te shkruash o XHUXHUMAK, pa perdorur fjalen "mut", nuk mund te rrish. Kjo tregon gjithenje se ti je nje cope injoranti me shkolle partie, ish ushtarak ne pension e te duket vetja i mencem.
Cfaredo qe,te shkruash, tregon nivel te ulet intelektual.
Ne keto kushte, rri rehat, mos ukruaj me te tjeret,qe nuk te perfillin faree nuk bien ne nibelin tend prej sekretari partie qe ke qene.
Marsh- marsh, me hap rreshtor, para marsh. Kaq di ti.pershendetje.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po mire or ti njeriu me shume psudonime (te sugjeroj qe nje nga pseudonimet e tua mund te jete edhe Mut Muti psh) kur rreth e qark ka mut je i detyruar ta permendesh qe te mos keqkuptohesh se psh une nuk mund ta quaj "akopjim" e pastaj te jap shpiegime qe une me akopjim kisha parasysh nevojen (dmth mutin). Dhe e fundit ti sikur nuk do merreshe më me mua, ç'mutin ke qe vazhdon ta kruash akoma.

Dhe jo, nuk kam qene as sekretar partie, as begs, e as oficer. Asaj punes qe kam bere e bej une ti nuk i di as emrin o shume-emror, qe me dinakerine tende fshatareske nuk shkon me larg se perdorimi per qejf i shume nick-eve duke kujtuar se keshtu duket sikur ka shume njerez qe shkruajne po te njejtat gjera. Perdorimi i po te njejta fjaleve tregon se je vetmitar qe vuan nga sindroma shumepolare (qe dmth se ke nevoje per psikanalist). I mjerë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.