Ja pse ka pjesëmarrje të madhe në takimet e Edi Ramës në rrethe
Kryeministri ishte befasuar shumë nga mikpritja siç e quan ai, në Berat. Mikpritja është eufemizmi politik i pjesëmarrjes masive në takimin e mbajtur anës Osumit plak. E do një shpjegim, apo një përgjigje misteri i mikpritjes në Berat. Nuk ka asgjë të tillë në fakt. Në kësi rastesh vihet në punë refleksi festiv i provincës që çdo tubim e përjeton si ngjarje. Ja para disa viteve një i njohur molloiste me dikë tjetër për qytetet e Jugut. Sesi shkoi muhabeti te Memaliaj dhe i pari ia pret:
“Ore ça bëhet atje në Memaliaj se nuk kam qenë ndonjëherë?”
Tjetri ndenji një copë herë dhe pastaj iu zgjidh gjuha për të dhënë përgjigjen e saktë:
“Po hiç, ndalon autobusi dhe mblidhen njerëzit të shikojnë se kush erdhi”.
Kështu edhe kjo e “mikpritjes” në Berat. Ksehasen njerëzit sa është kohë me diell. Kullosin sytë.
Add new comment