Becchetti i drejtohet Arbitrazhit. Kërkon 400 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar
Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë tjetër në Arbitrazh. Kësaj radhe si pasojë e padisë së Francesco Becchettit, ish-pronar i “Agon Channel”. “ABCNEWS” raporton se avokatët e italianit “kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguajë në formën e dëmshpërblimit shumën prej 400 mln eurove”. Janë tre procese: i pari ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri. Me anë të këtij procesi, Becchetti pretendon se prishja e marrëveshjes nga qeveria shqiptare i ka sjellë atij një dëm prej 150 mln euro.
“Procesi tjetër është për mospagimin e TVSh për vititn 2012 nga shteti shqiptar për faturat tatimore të punëve që kompania e tij pretendon se i ka këryer në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Sipas kësaj padie, kompania e Beccheti pretendon se nga mospagimi i TVSH –së nga shteti shqiptar, kompanisë së tij i është shkaktuar një dëm prej 100 mln euro.
Procesi i tretë është për sekuestrimin e kompanive të tij dhe lëshimin e urdhërarrestit ndëkrombëtar. Sipas kësaj padie, ai pretendon se për pengimin që i kanë bërë autoritet e drejtësisë me nisjen e hetimit, bllokimin e bizneseve dhe urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij i kanë sjell një dëm prej 150 mln euro”, raporton televizioni në fjalë.
Comments
Oh
Oh
Oh
Oh
Italianet, njihen si mafioze,
Italianet, njihen si mafioze, dhe si te tille, jane te paparashikueshem. Vendi yne, nga italianet mesoi zanatin, dhe keshtuqe eshte ne gare, mesuesi me nxenesin. Te shohim. Nuk besoj se do te pesoje gje Beketi. E vetmja gje qe pesoi, eshte s i u mbyll AGON TV, ketu tek ne, dhe ka lene njerezit me nga nje vit pa u paguar dhe rrugeve pa pune si Andi Bejtja, Sonila Meco, Ad Krasta, etj, e nuk i merr njeri ne pune tjeter.
Add new comment