Misioni Transparencë, Bankers kërkon auditim ndërkombëtar në shembullin Beketi
Bankers Petrolium sugjeron një formulë “alla Beketi” për të zgjidhur mosmarraveshjet me shtetin shqiptar. Konflikti ka lindur në mesin e këtij viti, pasi Albpetrol nuk i ka njohur Bankers Petroleum 220 milionë dollarë shpenzime.
Në bazë të raportit të Albpetrol, Tatimet inicuan një pagesë prej 57 milionë dollarësh, që bankers u detyrohej tatimeve, shumë që ka arritur në 75 milionë dollar së bashku me gjobat dhe kamatat. Tatimet kanë bllokuar llogaritë e Bankers, që në datën 25 nëntor, cka vuri në vështirësi kompaninë në mbarëvajtjen e prodhimit.
Së fundmi qeveria është shprehur e vendosur ta çojë vendin në arbitrazhin ndërkombëtar, por Presidenti dhe CEO i Bankers Petroleum Ltd, David French ka dërguar një letër përmes së cilës propozon auditim ndërkombëtar të bilanceve dhe kostove të kompanisë.
“Ne besojmë se të gjitha shpenzimet tona janë shpenzime të nevojshme për të mbështetur operacionet tona të vazhdueshme në fushën e naftës,por megjithatë kjo lloj mosmarrëveshje tregtare ndjek një procedure normale dhe të dakordësuar më pare mbi mënyrën e zgjidhjes, që përfshin një pale të tretë audituese ndërkombëtare dhe, nëse është e nevojshme një organ të pavarur ligjor ndërkombëtar. Ky proces do të lejojë që të dëgjohen shqetësimet e të dyjapalëve para se të merret njëvendim”-shkruan kreu i Bankers në letrën drejtuar autoriteteve shqiptare.
Add new comment