Një ide e re: Medaljet jepen edhe për statistikë!!!
Artan Lame iluminon sot popullin shqiptar të Facebook me pasionin e tij prej koleksionisti. Poston nja ca medalje duke shtuar se ajo që ndodhi në 70-vjetorin e Çlirimit është një praktikë botërore. Thotë koleksionisti-politikani-polemisti dhe drejtoro-historiani Lame: "Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10-vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20-vjetorit, 30-vjetorit e keshtu me rradhe. Keto medalje ju jepeshin si shenje kujtimi atyre ushatarakeve apo luftetareve qe ishin ende gjalle ne momentin e perkujtimit, pra te 10, 20, 30-vjetorit e keshtu me radhe. Shqiperia e vijoi pjeserisht kete tradite vetem me rastin e 10 vjetorit te Ushtrise, ne vitin 1953 dhe me pas medalja nuk u perserit me". Këtu duhet të kujtojmë se me valën e spastrimeve vinte edhe retushimi i meritave. Dhe këtë e bënte ai që erdhi në pushtet nga Lufta. Deri sa në vitin 1982 me Tablonë Sinoptike e me kritikën do të theksonte për njeriun kryesor të Luftës, Mehmet Shehu se "....ai e ekzagjeroi inkursionin e Brigadës së Parë në shpëtimin e Shtabit të Përgjithshëm". Një tallje e hapur. Medaljet e përkujtimit, që sipas Lames jepen vetëm për pjesëmarrje, janë akte që kanë kontekst politik, lidhur me ngjarje dhe kontribute, e nuk ka sesi të jenë thjesht emetime hekurishtesh me natyrë statistikore. Përndryshe përse theksohet motivacioni njësoj siç dallohet në fotografitë ilustruese që jep zotëria? LIIB prodhoi disa realitete dhe e solli PKSh-në në një koninkturë të cilën sot as e majta dhe as e djathta nuk e pranon më, por e rishikon dhe revizionon përditë, siç është aleanca me BS. Disa prej personave kryesorë të Luftës kanë mbi shpinë akte juridike të shtetit shqiptar që i cilësojnë si tradhtarë e agjentë. Pa u zgjidhur kjo, nuk ka sesi të vijojë trajtimi në bllok me medalje që edhe njëherë do theksuar se nuk janë akte statistikore. Mund te jetë hollësi, por le të shihet diferenca edhe në këto dy foto ku bie në sy se në njërin rast përdoret apelativi "zoti" dhe në tjetrin "shoqe". Dhe po flasim për vitet pas '90-ës.
Add new comment