medaljet
Cinizëm i pakuptimtë
Dekorimi(qoftë edhe në vitin 2014) i disa personave me statusin e veteranit, por që gjatë regjimit komunist, kanë mbajtur detyra të larta në aparatin represiv, sigurim dhe gjykata, e ka vënë qeverinë aktuale në një situatë të çuditshme. Disa media vunë në dukje se mes të dekoruarve ishte edhe hetuesi i At Zef Pllumit, që nga përfaqësues të komunitetit katolik mbahet si figurë e lartë dhe që krijon ndjeshmëri të caktuara. Kanë nisur madje thirrjet që Edi Rama ta tërheqë medaljen. Kjo ka pak rëndësi, pasi askush nuk është në gjendje të kuptojë seriozitetin e dikujt që shkruan ditirambe.
Një ide e re: Medaljet jepen edhe për statistikë!!!
Artan Lame iluminon sot popullin shqiptar të Facebook me pasionin e tij prej koleksionisti. Poston nja ca medalje duke shtuar se ajo që ndodhi në 70-vjetorin e Çlirimit është një praktikë botërore. Thotë koleksionisti-politikani-polemisti dhe drejtoro-historiani Lame: "Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10-vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20-vjetorit, 30-vjetorit e keshtu me rradhe.