Emigrantët qepin gojën në shenjë proteste, Gruevski kritikohet për racizëm
11 nga emigrantët që ndodhen të ngujuar raportohet të kenë qepur gojën në shenjë proteste ndaj bllokimit të tyre në kufi dhe ashpërsisë me të cilën po trajtohen ngapala maqedonase.
Janë rreth 1 mijë njerëz të bllokuar në kufirin greko-maqedonas kryesisht nga Irani, Bangladeshi dhe Pakistani. Rreth 60 prej tyre kanë filluar grevë urie.Komisariati i Lartë për Refugjatët i OKB-së ka tërhequr vëmendjen për situatën aktuale autoriteteve të Shkupit që të mos lejojnë hyrjen e refugjatëve, me përjashtim të atyre që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Në një deklaratë të përbashkët Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit (IOM), theksohet se kategorizimi i njerëzve në bazë të kombësisë së tyre nuk ka asnjë bazë juridike dhe humanitare.
Në deklaratë vihet në dukje se se nga masat kufizuese do të përfitojnë trafikantët, pasi siç nënvizohet, emigrantët e grumbulluar në kufi, “janë njerëz në kulmin e dëshpërimit dhe në një gjendje kaotike”.Në deklaratë theksohet se është emergjente nevoja për t’iu ofruar alternativa të ligjshme atyre njerëzve që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të konflikteve të dhunshme. Këto alternativa janë rivendosja në BE, leja e qëndrimit për arsye humanitare apo bashkim familjat. Në të kundërt, ata do të shtyhen në rrugët e rrezikshme që kontrollohen nga trafikantët.
Add new comment