Çfarë duhet të ndodhë më te dikasteri i Ilir Beqjas? "Dita" shkruan se është urdhëruar zbrazja e QSUT-së

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:32

Ky lajm është publikuar nga gazeta "Dita" në faqen e vet online. Si një rast i paprecedentë që e thekson mjerimin ku ndodhet ky vend, po e përcjellim ashtu siç rapotohet nga "Dita": 

"Një urdher i pazakonte ka mberritur sot rreth ores 15.30 ne spitalet e QSUT Nene Tereza ne Tirane. Te gjithe drejtuesit e pavioneve dhe departamenteve jane urdheruar te zbrazin sallat dhe dhomat me perjashtim te te semureve shume rende. Zbatimi i urdherit po mbikqyret nga drejtues te QSUT, nderkohe qe urdheri ka shkaktuar nje kaos te vertete. Shume paciente jane nga rrethet dhe e kane te pamundur organizimin per te udhetuar. Burime brenda QSUT thane per "Dita" se urdheri eshte firmosur nga drejtorja e QSUT dhe mjekeve u eshte thene qe Shtabi i Emergjencave ka kerkuar zbrazjen e spitaleve pasi ne ditet e ardhshme nuk do kete furnizim me uje per shkak te nje kontaminimi. Situata eshte e paprecedente. Sipas mjekeve nje gje e tille nuk ka ndodhur as ne trazirat e 1997".  

http://www.gazetadita.al/mungon-uji-qsut-u-kerkon-pacienteve-te-shkojne-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.