Një pusetë me logon “Shtet”: Dy vrasje = Burgim i Përjetshëm. Katër vrasje = 35 vite
Sokol Mjacaj u dënua nga Gjykata e Shkodrës me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në 3 korrik të këtij viti. Burgim i përjetshëm për një vrasje absurde. Vendimi duket se bën drejtësi në raport me aktin e kryer. Por ka edhe një perspektivë tjetër. Konstandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, u dënua me 35 vjet nga Gjykata e Apelit Tiranë, meqenëse kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. Xhuvani vrau katër vetë në lokalin “Ante Grand” më 4 nëntor 2014. Xhuvani u kap në kushtet e flagrancës, pranoi ngjarjen, pranoi autorësinë dhe Apeli e dënoi 35 vjet, Arsyetimi: Prokuroria nuk kishte faktuar siç duhej ngjarjen. Mjacaj vrau dy vetë, e pranoi ngjarjen, kërkoi gjykim të shkurtuar. Nuk iu pranua dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Nuk është as shpifje dhe nuk do fare mend, as edhe ndojë njohuri juridike, të kuptohet se përse gjykatat shqiptare, këto organizata kriminale, njësoj si partitë politike, sillen kështu. Nuk po flasim për tendera e korrupsion, ku ka hapësirë interpretimi. Këtu fjala është për VRASJE të pranuara. Ka nevojë për ndërhyrje urgjente, përndryshe dita kur të gjithë do mbajmë nga një gur në dorë për të qëlluar ndaj këtij shteti të pëgërash, do të jetë dita e vërtetë e legalitetit në këtë vend.
Add new comment