Emigracioni: Si po e ndryshon botën

Postuar në 15 Nëntor, 2015 13:51

Pikëpamjet e njerëzve në lidhje me situatat ekonomike personale dhe kombëtare mund të shërbejnë si parashikuesit më të fortë të qëndrimeve të tyre ndaj emigracionit, sipas një studimi të Gallup rreth qëndrimeve ndaj emigracionit në 142 vende. Në të gjithë botën, studimi konstaton se njerëzit që shprehen se situatat e tyre ekonomike janë ‘të varfra’ ose ‘po përkeqësohen’ kanë më shumë të ngjarë të favorizojnë nivele më të ulëta të emigracionit në vendet e tyre. E kundërta është gjithashtu e vërtetë: Ata që i perceptojnë situatat e tyre si ‘të mira’ ose ‘të përmirësuara’ kanë më shumë të ngjarë të dëshirojnë të shohin nivele më të larta emigracioni.

Këto rezultate janë paraqitur në raportin e ri të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit – “How the World Views Migration” (Si e percepton bota migrimin), i cili është bazuar në intervistat Gallup World Poll me më shumë se 183,000 pjesëmarrës të rritur nëpër 142 vende mes viteve 2012 dhe 2014. Personave në mbarë botën u janë bërë dy pyetje në lidhje me emigracionin: “Sipas mendimit tuaj, emigracioni në këtë vend duhet të mbahet në nivelin e tij aktual, duhet rritur apo duhet ulur?” dhe “A mendoni se emigrantët ‘rrëmbejnë’ kryesisht punë që qytetarët e vendit nuk i preferojnë (p.sh., punë me paga të ulëta apo jo prestigjioze), apo kryesisht sigurojnë punët e preferuara nga qytetarët e vendit?” Të rriturit, të cilët besojnë se kushtet ekonomike në vendet e tyre janë ‘të mjaftueshme’ apo ‘të varfra’ kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të thonë se nivelet e emigracionit duhet të ulen (42%), sikundër janë ata që thonë se kushtet janë ‘të shkëlqyera’ apo ‘të mira’ (25%). I njëjti model është evident ndërsa shqyrton këndvështrime të njerëzve për të ardhmen ekonomike të vendeve të tyre – ata të cilët thonë se kushtet janë ‘duke u përkeqësuar’ kanë gati dy herë më shumë gjasa të thonë se emigracioni duhet të ulet sikundër ata që thonë se kushtet ‘po përmirësohen’ (respektivisht 48% kundrejt 25%). Në pothuajse të gjitha rajonet e botës, njerëzit që i perceptojnë kushtet e tyre ekonomike si të shkëlqyera apo të mira kanë më shumë gjasa të kenë këndvështrime pozitive për emigracionin. Këto ‘boshllëqe’ janë shumë të mëdha në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara (46% kundrejt 25%), Gjermania (43% kundrejt 25%), Kanadaja (41% kundrejt 21%) dhe Kina (22% kundrejt 11%). Afrika ndjek modelin global, por dallimet në qëndrimet ndaj emigracionit bazuar në pikëpamjet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa në rajonet e tjera. Përveç Afrikës, në disa vende, si Koreja e Jugut, Bangladeshi, Filipinet, Jordania, Izraeli, Iraku, Malta, Belgjika, Maqedonia dhe Venezuela, nuk ka aspak apo ka fare pak ndryshim në qëndrimet ndaj emigracionit nga perceptimet e njerëzve në lidhje me ekonominë kombëtare.

 

Njerëzit në vendet me norma më të larta të papunësisë shfaqen si më negativët

Të rriturit që jetojnë në vendet me normat më të larta të papunësisë shfaqin qëndrimet më negative ndaj emigracionit në vendet e tyre. Gati gjysma e të rriturve në vendet me norma të papunësisë më të larta se 15% besojnë se emigracioni duhet të reduktohet. Statusi personal i punësimit të njerëzve lidhet fort edhe me faktin nëse ata duan të shohin nivele të ulëta emigracioni. Krahasuar me të tjerët në fuqinë punëtore, ata të cilët nuk janë të punësuar, por janë në mënyrë aktive në kërkim për punë dhe në gjendje për të filluar punën, shfaqin dukshëm më shumë gjasa se dëshirojnë rënie të emigracionit (40% e të papunëve kundrejt 33% të atyre që nuk janë të papunë).

 

Njerëzit me standarde më të mira jetese janë më pozitivë kundrejt emigracionit

Në të gjitha rajonet, ekonomitë personale – si në aspektin e masave subjektive të tilla si perceptimet rreth standardit të jetesës së dikujt dhe masat objektive sikundër janë të ardhurat familjare – lidhen me qëndrimet e njerëzve ndaj niveleve të imigracionit. Të rriturit që ndihen të kënaqur me standardin e tyre të jetesës dhe mendojnë se ky po përmirësohet kanë më shumë të ngjarë të mbështesin rritjen apo ruajtjen e niveleve të emigracionit në vendet e tyre. Ashtu si me perspektivat e tyre mbi kushtet e ardhshme ekonomike në vendet e tyre, ekziston një marrëdhënie më e fortë midis qëndrimeve të banorëve ndaj migrimit dhe perceptimeve të tyre rreth standardeve të ardhshme të jetesës se sa me situatën e tyre aktuale. Banorët në të gjitha rajonet që deklarojnë se standardi i tyre i jetesës ‘po përmirësohet’ kanë më shumë gjasa se sa ata që thonë se ‘po përkeqësohet’ pohojnë se emigracioni duhet të qëndrojë në nivelin e tij aktual apo të rritet, dhe ata kanë më pak të ngjarë të dëshirojnë të shohin rënie të tij.

 

Implikimet

Perspektivat e njerëzve ndaj ekonomive të tyre kombëtare, standardet personale të jetesës dhe (në një masë më të vogël) të ardhurat familjare janë tregues të fuqishëm të pikëpamjeve të tyre ndaj emigracionit, por ato nuk parashikojnë siç duhet opinionet e njerëzve në lidhje me faktin nëse ata mendojnë se emigrantët konkurrojnë me punëtorët vendas për punë në vendet e tyre. Megjithatë, pikëpamjet e njerëzve mbi konkurrencën e vendeve të punës ndërmjet shtetasve dhe emigrantëve janë të lidhura me opinionet rreth niveleve të emigracionit. Këto qëndrime do të analizohen në artikullin e ardhshëm të Gallup-it në këto seri.

 

Metodat e anketës

Gallup ka kryer një total prej 183,772 intervistash në vitin 2012, 2013 dhe 2014. Shumica e të dhënave për këtë raport janë mbledhur në vitin 2012 dhe 2013. Në vitin 2014, të dhënat janë mbledhur për Kanadanë, Australinë, Hong Kongun, Kinën, Zvicrën dhe Norvegjinë. Për këtë raport, janë kryer rreth 1,000 intervista për vend. Disa vende të tilla si India dhe Kina kanë madhësi më të larta të kampionit (më shumë se 2,500 secila), dhe të gjitha vendet e ish-Bashkimit Sovjetik përfshinë një shumëfish anketash me një minimum prej 1,000 intervistash për zonë. Me disa përjashtime, të gjitha kampionet e vendit janë bazuar në probabilitet dhe përfaqësuesit në shkallë kombëtare të popullsisë rezidente ishin të moshës mbi 15 vjeç. Zona e mbulimit përfshin të gjithë vendin, plus zonat rurale, dhe korniza e mostrës përfaqëson të gjithë popullsinë civile, jo të institucionalizuar, të moshës 15 vjeç e sipër të vendit. Përjashtimet përfshijnë zona ku kërcënohet siguria e stafit intervistues, ishuj me popullsi fare të vogël në disa vende dhe zona ku intervistuesit mund të arrijnë vetëm me këmbë, kafshë ose varkë të vogël. Në vendet e Gulf Cooperation Council, në kohën e mbledhjes së të dhënave Gallup ishte në gjendje të intervistonte vetëm shtetasit dhe emigrantët arabë. Sondazhet e telefonit janë përdorur në vende ku mbulimi me linjë telefonike përfaqëson të paktën 80% të popullsisë, ose është metodologjia e zakonshme e studimit. Në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në botën në zhvillim, përfshirë edhe shumë vende të Amerikës Latine, ish-Bashkimit Sovjetik, pothuajse të gjithë Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, për intervistimin ballë për ballë është përdorur një kornizë e dizajnuar enkas për zonën.

"Monitor"

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.